Ajo që shumë përdorues kanë kërkuar prej kohësh, pritet të jetë risia më e re e Whatsapp.
Kompania META po përgatitet për të lansuar një veçoi të re në aplikacionin e komunikimit, e cila u mundëson përdoruesve t’i dërgojnë mesazhe vetes.
Kjo shihej si një mënyrë e mirë për ruajtjen imazheve, shënimeve, fotove apo videove dhe është kërkuar prej shumë kohësh, por kompania duket se po e bën realitet vetëm tani.
Përmes kësaj risie, çdo përdorues do të ketë dhe një hapësirë bisede me numrin që posedon, ku mund të i dërgojë vetes përmbajtjet personale të dëshiruara.