Shqipe, sot ditën e bekume t’krejt shqiptarëve kemi vendosë me e nisë festën e 28 nëntorit me nji super-kangë. Bohet fjalë për kangën “Where Eagles Fly” nga James Roger.
Si simbol kryesor i kësaj kange është shqiponja, ky shpend që për shqiptarët karakterizon kombin, trojet, traditën e historinë shumëvjeçare.
- Kanga është pjesë e albumit “All My Best”
- “Where Eagles Fly” u publikua në vitin 2008.
- Zhanri i kangës është country.
Teksti i muzikës flet për filozofinë e lirisë së shqiponjës, duke e personifikuar atë me njeriun, po në rastin tonë ndërlidhet aq bukur me shqiptarët dhe historinë tonë përgjatë historisë.
Verse i parë thotë:
Jam shqiponjë, m’lejoni t’i shtrij krahët, në këtë tokë të mrekullueshme dhe t’qëndroj për të gjitha të mirat e saj. Për forcë e shpresë, e integritetin. Të na rrahë zemra plot krenari dhe e lirë. Kapma dorën dhe eja me mua, atje ku shqiponjat fluturojnë për liri.
Shqiponja në përgjithësi konsiderohet si shpend me sy të mprehtë, që simbolizon guximin, forcën dhe pavdekësinë, por gjithashtu konsiderohet “mbreti i qiejve”. E për ne shqiptarët shqiponja me dykrena përfaqëson simbolin që na identifikon ne si komb.
Flamuri kombëtar shqiptar u zyrtarizua si flamur i shtetit të Shqipërisë me Shpalljen e Pavarësisë nga Perandorina Osmane më 28 nëntor 1912./Katror.info