X po teston një ndryshim në mënyrën se si menaxhon “links” në iOS, në mënyrë që butonat për pëlqim, përgjigje dhe ribotim të jenë gjithmonë të dukshëm.
Aktualisht, kur një përdorues klikon një “link” në X, faqja e hapur mbulon tërësisht postimin origjinal, gjë që duket se ul ndërveprimin e përdoruesve.
Shumë njerëz ndoshta nuk kthehen më në X pasi ndjekin një “link” të jashtëm.
Për këtë arsye, kompania po zhvendos postimin origjinal në fund të ekranit, duke parandaluar që shfletuesi të marrë gjithë ekranin.
Postimet me “link” shpesh performojnë dobët, dhe ky ndryshim synon të rrisë ndërveprimin duke mos e larguar përdoruesin nga X.
Elon Musk gjithashtu ka paralajmëruar ndryshime në sistemin e rekomandimeve, të cilat mund të rrisin shtrirjen e postimeve me “linke”.
Këto ndryshime tregojnë synimin e X për të krijuar një përvojë më të përshtatshme dhe gjithëpërfshirëse për përdoruesit. Duke i mbajtur ata më gjatë në platformë dhe duke rritur mundësinë që çdo postim, pavarësisht madhësisë së audiencës. /AP/Katror.info