Ekipi i Kosovës sot ka fituar pesë medalje në Kampionatin Ballkanik të Xhudos në Sarajevë.
Federata e Xhudos së Kosovës, ka njoftuar se në ndeshjet e sotme, ekipi i Kosovës ka fituar dy medalje të arta, dy të argjendta dhe një të bronztë.
“Flaka Loxha dhe Dëbora Gjakova të arta , Erza Muminoviq e Dardan Cena të argjendtë , Muhamedin Veseli i bronztë , Anes Veseli i -ti në Kampionatin Ballkanik për Senior në Sarajevë 2024. Garuesit tonë sot zhvilluan ndeshje të bukura e atraktive ku arritën rezultate edhe në këtë Kampionat Ballkanik”, thuhet në njoftim./Katror.info