Xhudistet kosovare, Este Arifaj dhe Laurinë Gashi, do të marrin pjesë në Kampionatin Evropian U21 të xhudos, që zhvillohet në Bratisllavë të Sllovakisë.
Në këtë garë që fillon me katër dhe zgjatë deri më gjashtë shtator, marrin pjesë 43 shtete, me gjithsej 365 garues.
Estea Arifaj merr pjesë në kategorinë deri 48-të kilogramë, ndërsa Laurinë Gashi në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Dyshja kosovare do të jetë nën udhëheqjen e trajnerit Fatos Tabaku./Katror.info