Xhudistja kosovare, Laura Fazliu është kualifikuar në finale të kampionatit Evropian U23, duke siguruar kështu medaljen.
Fazliu në gjysmëfinale mposhti Brigitta Varga, në kategorinë deri në 63 kilogramë në kompeticionin që po mbahet në Sarajevë.
Ajo për të arritur deri këtu fitoi tri gara, duke mposhtur Vasilausaites dhe Favorinin, derisa raundin e parë e kaloi pa luftë.
Ajo në finale për medaljen e artë, do të përballet me Annabelle Winzig.
Në këto gara po merr pjesë edhe Erëza Muminoviq, e cila u mposht në çerekfinale dhe tani do të luajë për medaljen e bronztë./Katror.info