YouTuber-i më i njohur në botë, Jimmy Donaldson, i njohur më mirë si MrBeast, i dhuroi një shtëpi një të panjohuri.
Për Halloween, MrBeast u befasua nga një fëmijë i panjohur që u shfaq në derën e tij. Ai ka postuar një video të një fëmije të veshur me një kostum lope duke ardhur te dera e një shtëpie që e kishte blerë me qëllim që ta dhuronte.
Djali shoqërohej nga familjarët e tij të cilët donin të shihnin se çfarë po ndodhte dhe shumë shpejt e kuptuan se nuk bëhej fjalë për shaka, duke qenë se e njihnin YouTuber-in.
Menjëherë pas djalit të cilit MrBeast i ndryshoi jetën, një tjetër fëmijë u shfaq në derën e shtëpisë dhe humbi mundësinë e jetës në vetëm pak sekonda.
Në listën e Forbes, MrBeast është krijuesi digjital më i suksesshëm në vitin 2023. Fitimet e tij bruto të vlerësuara arrijnë në 82 milionë dollarë. Ai ka mbi 200 milionë ndjekës në YouTube, ndërsa videon e parë e ka postuar kur ishte vetëm 13 vjeç./Katror.info