Pyetja më e shpeshtë që po i bëhet Arbana Osmanit këto kohë është se kur do të nisë Big Brother VIP 2.
Sipas VIP Magazine, BBV Albania 2 do të nisë transmetimin më 24 dhjetor, natën e Krishtlindjeve.
Po ashtu, mësohet se shtëpia e re do të vijë e rikonceptuar me një arredim ndryshe dhe punimet për produktin final tashmë janë drejt përfundimit.
Gjatë një bisedë me ndjekësit në Instagram në vikend, Arbana u pyet nëse do të udhëtojë për festat e fundvitit. Moderatorja e mohoi duke mos e thënë arsyen, por duke publikuar një foto nga studioja e Big Brother.
Këtë fundvit, Arbana do të prezantojë edhe Festivalin e Këngës gjithashtu.