Deepfake-t e gjeneruara përmes inteligjencës artificiale kanë pushtuar internetin dhe vinë në forma të ndryshme nga mashtrime tek dezinformomi. Kompania e sigurisë kibernetike McAfee është entiteti më i fundit që përpiqet të gjejë një zgjidhje.
Së fundmi, McAfee lançoi Deepfake Detector, një mjet AI që skanon videot për shenja të një audioje gjeneruar nga AI. Kompania thotë se identifikuesi automatikisht monitoron çfarë po luhet në PC dhe paralajmëron përdoruesit brenda pak sekondash nëse gjen një audio të gjeneruar ose modifikuar nga AI.
Modifikimi i audios mund të nënkuptojë një mashtrim me deepfake, përfshirë ata që klonojnë zërat për të mashtruar njerëzit. Mjeti nuk monitoron asnjë video apo audio që luhet jashtë PC.
Deepfake Detector është krijuar në bashkëpunim me Lenovo specifikisht për kompjuterët Copilot+ të këtij të fundit që do të thotë se është i disponueshëm vetëm për ato pajisje ndërsa kushton 10 dollarë në muaj./Katror.info