Ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri është rikthyer te Baseli dhe tashmë është lojtari më i ri i klubit zviceran.
Para disa ditësh, sulmuesi nga Gjilani njoftoi ndarjen me klubin nga Major League Soccer, Chicago Fire.
Megjithatë, nuk ka vonuar shumë dhe Shaqiri është bërë me klub të ri, duke u rikthyer në futbollin evropian.
𝓗ä𝓻𝔃𝓵𝓲𝓰𝓰 𝔀𝓲𝓵𝓵𝓴𝓸𝓶𝓶𝓮 𝓭𝓮𝓱𝓮𝓲 ❤️💙#FCBasel1893 #AlliZämme #BrennefürdrFCB #rotblaulive
Transferiere jetzt auch du zur @baloise_ch pic.twitter.com/Ri2LXcYaPL
— FC Basel 1893 (@FCBasel1893) August 16, 2024
Është ish-klubi i tij, Baseli, i cili ka njoftuar nënshkrimin me Shaqirin, duke e rikthyer në ‘fole’ pas më shumë se 12 vitesh.
“Mirë se u riktheve në shtëpi”, shkruan shkurtimisht në videon prezantuese të Shaqirit.
Shaqiri do të mbajë fanellën me numër 10 te Baseli, teksa thuhet se ka nënshkruar kontratë trivjeçare./Katror.info