Po e nisim sot, Ditën Ndërkombëtare të Tokës, me çka tjeter veçse me një këngë avangarde e ndërgjegjsuese, të zhanrit blues, gospel, opera e pop, të legjendës Michael Jackson.
“Earth Song” është kangë e këngëtarit amerikan Michael Jackson.
- “Earth Song” është një himn emocionues që trajton çështjet mjedisore dhe ndikimin e aktiviteteve njerëzore në planet. Kanga pasqyron shqetësimin e Michael Jackson për mjedisin dhe dëshirën e tij për të rritur ndërgjegjësimin për shpyllëzimin, ndotjen dhe mirëqenien e kafshëve.
- Është shkruar nga Jackson dhe prodhuar nga Jackson, David Foster dhe Bill Bottrell.
Kanga u lëshua nga Epic Records më 7 nëntor 1995, si single i tretë nga albumi i nëntë i Jackson, HIStory: Past, Present and Future, Book I (1995).
- “Earth Song” është baladë që përfshin elemente të blues, gospelit dhe operës. Megjithëse Jackson kishte lëshuar më parë këngë ndërgjegjsuese shoqërore si “We Are the World”, “Man in the Mirror” dhe “Heal the World”, “Earth Song” ishte kënga e parë e tij që vendosi në qendër të diskutimit mjedisin dhe mirëqenien e kafshëve.
- Kanga u shoqërua nga një videoklip të pasur artistikisht, e cila u xhirua në katër rajone gjeografike, me qendër shkatërrimin dhe rilindjen e Tokës. Me regji të Nick Brandt, videoja paraqet skena të shkatërrimit, degradimit të mjedisit dhe mizorisë së kafshëve të krahasuara me performancën e pasionuar të Jackson. Përfundon me një skenë të fuqishme shprese dhe restaurimi.
“Earth Song” arriti numrin 1 në Mbretërinë e Bashkuar.
Kanga gjithashtu kryesoi listat në Gjermani, Islandë, Skoci, Spanjë, Suedi dhe Zvicër ndërsa arriti në vendin e dytë në Francë, Irlandë dhe Holandë.
Jackson për këngën mori mirënjohje nga organizata të ndryshme të kafshëve dhe mjedisit.
- Kanga u nominua për Grammy në 1997.
E vendosur në Youtube në tetor të 2009-s, sot numëron 429,034,223 shikime.
Tekstin e gjen’ k’tu.
Nisja prej vetes për me e p’ru ndryshimin, jetësoje mesazhin që Jackson ia la botës qysh n’vitin 1995./Katror.info