E vlerësuar nga ata që e përjetuan si ditë e çlirimit dhe si një ndër ditët më të mëdha të historisë së Kosovës, 12 qershori, ndonëse jo e njohur edhe si festë zyrtare, vazhdon të festohet tash e disa vjet.
Sot është paraparë të mbahet seancë solemne, si dhe ne oren 12:00 parakalimi i njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, ku do të ekspozohen sisteme të ndryshme të armatimit.
“1500 do të jetë numri i pjesëtarëve të FSK-së që do të parakalojnë në shesh me rastin e përvjetorit të Ditës së Çlirimit”, thuhet nga Ministria e Mbrojtjes.
Aktivitetet do të përfundojnë me koncertin në sheshin Zahir Pajaziti, në Prishtinë, ku do të përformojnë Adelina Ismaili, Dren Abazi, Juliana Pasha, Jericho, Art Lokaj, Malda Susuri & Friends, Don’t Listen to Your Neighbors dhe Adrian.
Kjo është agjenda:
- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. (Kabineti i Presidentes, ora 09:15)Kuvendi i Kosovës mban seancë solemne në shënim të 25-vjetorit të Ditës së Çlirimit. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)
- Për nder të Ditës së Çlirimit të Prizrenit, mbahet ceremonia e përurimit të “Kalasë së UÇK-së”. (Fshati Leskovec, Prizren, ora 11:00)
- Për nder të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, bëhet parakalimi i njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës. Ekspozohen sisteme të ndryshme të armatimit. (Nisja nga objekti i Qeverisë deri te Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë, hapin ekspozitën “Rizgjimi në vlerat Kombëtare, Kosova Republikë”. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë, ora 12:00)
- Zbulohet shtatorja e ish-kryeministrit britanik, Tony Blair. (Sheshi “Tony Blair”, Ferizaj, ora 14:00).
- Përurohet Kulla e Lirisë, e cila simbolizon lirinë dhe sakrificën e popullit të Kosovës. (Krushicë e Epërme, Suharekë, ora 15:00)Në nder të 25-vjetorit të Çlirimit organizohet pritje shtetërore nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca. (Grand Events, Ora 17:00)
- Organizohet koncert festiv publik në nder të 25-vjetorit të Çlirimit. (Sheshi Zahir Pajaziti, Prishtinë, ora 18:00)/Katror.info