“Becoming Led Zeppelin” sjell historinë për grupin nëpërmjet rrëfimeve të anëtarëve të tij, me intervista të reja të kitaristit Jimmy Page, vokalistit Robert Plan dhe basistit John Paul Jones, sikurse edhe bisedat e patransmetuara më parë me bateristin e ndjerë John Bonham. Dokumentari përfshin edhe materiale të panjohura deri më tash nga arkivat e anëtarëve të grupit, përcjell Koha.net.
Dokumentari i parë zyrtar për rock-bendin legjendar “Led Zeppelin” i titulluar “Becoming Led Zeppelin”, më në fund është gati për t’u shfaqur nëpër kinema, shkruan “Pitchfork”. I cilësuar si “film doku-koncert hibrid” ende i papërfunduar, e pati një premierë në Festivalin e Filmit në Venecia. Tashmë të përfunduar, këtë vepër të regjisorit Bernard MacMahon e ka blerë “Sony Pictures Classic”, por ende nuk është bërë e ditur data e saktë se kur do të shfaqet në ekrane të mëdha.
“Becoming Led Zeppelin” sjell historinë për grupin nëpërmjet rrëfimeve të anëtarëve të tij, me intervista të reja të kitaristit Jimmy Page, vokalistit Robert Plan dhe basistit John Paul Jones, sikurse edhe bisedat e patransmetuara më parë me bateristin e ndjerë John Bonham. Dokumentari përfshin edhe materiale të panjohura deri më tash nga arkivat e anëtarëve të grupit, sikurse edhe xhirime shtëpiake dhe fotografi familjare e incizime nga koncertet e vitit 1969.
“Kur e kam parë versionin e mëhershëm të filmit, ishte diçka e pabesueshme. Ishte energjia e rrëfimit, fuqia e muzikës janë fenomenale”, kishte thënë Page në materialin që u është vënë në dispozicion mediave përderisa regjisori MacMahon ka shtuar se me vite kanë punuar për atë që dokumentari të mund të përjetohet në kinema me zërimin më të mirë të mundshëm.
“‘Becoming Led Zeppelin’ gjurmon formimin dhe vitet e hershme të ‘Led Zeppelin’. Është një pruduksion i pavarur i realizuar me bashkëpunimin e plotë të grupit dhe është hera e parë që anëtarët e ‘Led Zeppelin’ janë pajtuar të marrin pjesë në një dokumentar biografik. Si projekt në realizim, u shfaq në edicionin e 78-të të Festivalit të Filmit në Venecia dhe çoi në këmbë publikun me duartrokitje dhjetëminutëshe”, është përshkrimi që i bëhet dokumentarit. Gjurmon rrugëtimin e Jimmy Page, John Paul Jones, John Bonham dhe Robert Plant nëpër skenën muzikore të viteve ‘60, takimin e tyre në verën e vitit 1968 dhe ngritjen meteorike gjatë gjithë vitit 1969, duke kulmuar në vitin 1970, kur “Led Zeppelin” u bë grupi numër një në botë.
Kur John Paul Jones dha bekimin e tij për realizimin e dokumentarit, kishte thënë se “ishte koha e duhur që të tregonin historinë e tyre nëpërmjet fjalëve të tyre. “Ishte koha e duhur që filmi të bëhej”, kishte thënë si. Robert Plant kishte përmendur dokumentarin e MacMahonit, “American Epic” – i nominuar për “Emmy” më 2017 e që sillte rrëfimin për incizimet e hershme muzikore amerikane të viteve ‘20 – si arsye që e bindi atë të pranonte të bashkëpunonte me të për dokumentarin dedikuar “Led Zeppelin”.
“Becoming Led Zeppelin” ishte paralajmëruar qysh më 2019 për të shënuar gjysmëshekullin e grupit./Katror.info