Duke qenë se për momentin inteligjenca artificiale është temë qëndrore në botën e teknologjisë, Innovation Centre Kosovo planifikon organizimin e edicionit të parë të “AI Startup – Regional Accelerator Camp”.
“Lajmi emocionues! Jemi në partneritet me projektin prestigjioz të Studimeve Speciale Konkurruese – SCSP në Amerikë për të sjellë në Kosovë edicionin e parë të AI Startup – Rajonal Accelerator Camp, me synim nxitjen e startupeve dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, që drejtohen kah AI në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftimin e ICK-së.
“Prishtina do të jetë epiqendra e ngjarjes më të avancuar të AI të kohës në Ballkanin Perëndimor, duke pritur gjithashtu disa nga ekspertët kryesorë të AI nga Shtetet e Bashkuara. Ngjarja “Startup AI” do të zhvillohet nga 27-31 maj
A jeni gati për të revolucionarizuar startup-in tuaj me teknologjinë më të fundit të AI? Mos kërkoni më tej! Qëndroni të sintonizuar, pasi aplikimet hapen më 22 prill.
Falënderim i veçantë për Ylli Bajraktarin (SCSP) dhe Uranik Begun (Plug & Play) për punën e tyre të palodhur për ta sjellë këtë program në Kosovë”, thuhet tutje në njoftim./Katror.info