Shërbimi popullor vendosi për këtë lëvizje për të përmirësuar përvojën e shfaqjes vizuale të përmbajtjes. Që nga 24 korriku, Netflix do të ndalojë ofrimin e mbështetjes për më shumë se 40 modele televizive që janë prodhuar në vitin 2014.
Lëvizja vjen pas masave të mëparshme të marra nga Netflix, të cilat përfshinin përfundimin e mbështetjes për aplikacionin në pajisjet televizive në vitet 2011 dhe 2013. Qëllimi është të rrit performancën dhe ta drejtojë platformën drejt pajisjeve më moderne.
Kompania thotë se lëvizja e lartpërmendur është e nevojshme për të përmirësuar përvojën e përdoruesit, si dhe për t’u fokusuar në veçori më të avancuara teknologjike. Ndër televizorët e prekur nga ky vendim janë disa modele të televizorëve LCD Sony Bravia, shkruan Telegrafi.
Netflix nuk do të funksionojë më në TV nga seritë e mëposhtme:
- Seria X83
- Seria S9
- Seria W5
- Seria W6
- Seria W7
- Seria W70
- Seria X80
- Seria W85
- Seria W95
- Seria X85
- Seria X9
- Seria X95
Pronarët e këtyre televizorëve mund të kalojnë në disa zgjidhje alternative, të cilat do t’i lejojnë ata të kenë qasje në platformë pa pasur nevojë të blejnë një televizor të ri.
Është e mundur të përdoren USB të jashtëm, si Amazon Fire Stick, Google Chromecast ose Roku. Këto pajisje lejojnë transmetimin e video-përmbajtjes përmes portës HDMI.
Një zgjidhje tjetër është transmetimi i drejtpërdrejtë nga një pajisje celulare nëpërmjet një rrjeti Wi-Fi, duke përdorur një funksion të tillë si “screen mirror”./Katror.info