Sapo kanë përfunduar xhirimet e filmit artistik me metrazh të gjatë “Vidra” me skenar të Stefan Boskovic e regji të Srdjan Vuletic, shkruan KultPlus.
Xhirimet e këtij filmi janë realizuar në Mal të Zi dhe për realizimin e këtij filmi janë përfshirë disa shtete në kooproduksion si: Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Italia dhe Kosova.
Për këtë projekt filmik që premierën do ta ketë në fillim të vitit 2025 ka njoftuar Fatmir Spahiu, i cili në këtë projekt ka edhe rolin e bashkëproducentit nga Kosova, në kuadër të Shtëpisë Filmike “Buka”./Katror.info