Kanë perfunduar xhirimet e filmit “Vidra” me skenar të shkrimtarit malazez Stefan Bošković dhe me regji të regjisorit boshnjak Srdjan Vuletić.
Filmi u prodhua në bashkëpunim dhe mbështetje të shteteve të ndryshme, kryesisht të ballkanit, e deri në Itali.
Produksioni ”Buka” është ndër bashkëpuntorët e këtij filmi, së bashku me shumë aktorë e profesionist kosovarë të filmit si: Aurita Agushin, Edona Reshitaj, Pellumb Ballata, Nok Selmani dhe stafi tjetër teknik dhe kreativ.
Ndërkaq, bashkëpunëtorët tjerë të filmit ”Vidra” janë:
Artikualacija film” nga Mali i zi
Ivan Djurović (producent i deleguar)
“Redibis film” nga Italia, Daniele Segre, coproducent,
“Izazov 365” nga Kroacia,
Katarina Prpić, coproducent,
“Realstage” nga Bosnja e Hercegovina
Ishak Jaliman, coproducent,
“Buka” nga Kosova,
Fatmir Spahiu, coproducent.
Filmi është mbështetur financiarisht nga: Qendra e filmit të Malit të zi, Ministria e Kulturës së Italisë, Qendra auriovizuele e Kroacisë, Ministria e kulturës dhe sporitit e Kantonit të Sarajevës, Fondi i filmit në Sarajevë, Qendra Kinematografike e Kosovës.
Në fazën e zhvillimit filmi kishte fituar çmimin e euroimages në CineLink, si Best Pitch Award at When East Meets West, poashtu projekti ishte zgjedhur në Cinéfondation programme Cannes L’Atelier./Katror.info