Rita Vehapi, gjyqtarja e Kosovës me stemë të FIFA-së duke folur në emisionin ‘Sport Elite’, ka thënë se mban e përgjegjësi të madh në ndarjen e drejtësisë pasi është femra e parë në Kosovë në cilësinë e gjyqtares kryesore.
“Në sytë e tjerëve është shumë i lehtë, por brenda është shumë kompleks. E mbaj një barrë shumë të rëndë se jam femra e parë në Kosovë si gjyqtare kryesore, po mundohem ta mbaj më shumë përgjegjësi sa më mirë jashtë dhe të përmendet emri ynë vetëm për të mirë”, ka thënë Vehapi.
Ajo thotë se ndihet shumë e emocionuar kur gjykon ndeshjet jashtë Kosovës për shkak së në arenën ndërkombëtare ka shumë tifozë.
“Në vendin tonë nuk është që kemi shumë spektatorë, kur po shkojmë jashtë po na ngjallë shumë emocion, kur e di që po të shohin shumë persona njëkohësisht. Ka qenë një lojë shumë e mirë, ka përfunduar një 1:0 me Greqinë, me penalltinë që qëndron në fakt. Komunikimi ka qenë në rregull dhe besoj që do të vazhdojmë përpara”, ka theksuar Vehapi.
Ndërkaq Rinesa Kryeziu, asistente-gjyqtare, thotë se ndihet e lumtur që është pjesë e drejtësisë në ndeshjet e futbollit.
Kryeziu mendon se përgatitja profesionale është e bukura e të qenurit refere.
“Duhet të jesh e përgatitur në mënyrë profesionale, kjo është e bukura e të qenurit refere. Për mua ndeshja Greqia me Ishujt Farore, çshtë më e bukura. Kur me kanë telefonuar, kam menduar që ka qenë hajgare sepse qëlloi në datën e 1 prillit, pata dyshime. Pastaj u konfirmua se ka qenë gjithçka gati, s’e kom paramendu që vjen kaq shpejtë sepse duhet punë e madhe për të mbërritur këtu”, ka thënë Rinesa Kryeziu/Katror.info