Turneu Prishtina Open 2024, ua riktheu adhuruesve shijen e një super loje të Pingpoingut, shoqëruar me një ambient të bukur, duke sjellë nuanca evropiane dhe hijeshi në kryeqytetin tonë gjatë vikendit.
Ky event i madh sportiv mblodhi afro 300 pingpongistë nga mbi 20 shtete të ndryshme, duke tërhequr vëmendjen e sportistëve dhe tifozëve nga e gjithë bota.
Dita finale e turneut Prishtina Open, siç është pritur, ishte shumë e ngjeshur sa i përket numrit të madh të ndeshjeve por pati edhe shumë ndeshje të mira e interesante. Befasi e këndshme ishte prania e shikuesve, të cilët i mbushën shkallët e Palestrës së Pallatit të Rinisë në Prishtinë.
Ndeshjet që u pritën me interesim të madh ishin ato të seniorëve, ku pati shumë pjesëmarrës dhe një numër i madh prej tyre ishin nga shtetet tjera. Edhe lojtarët kosovarë zhvilluan ndeshje të mira dhe u eliminuan me rezultate të ngushta, siç ishte rasti i Rrahman Ademajt nga turku Batuhan Shahin, Milot Makollit nga ukrainasi Naplokov, Fatih Karabaxhaku nga turku Mustafa Atakul etj.
Gjysmëfinalet ishin me ngjyra ukrainase dhe turke. Naplokov dhe Chonobaiev u ndeshën në gjysmëfinalen e pare dhe Naplokov fitoi me meritë për të kaluar në finale. Finalja ishte përplasje ndërmjet shkollës ukrainase të pingpongut që karakterizohet me mënyrën mbrojtëse dhe ajo turke ofansive. Secili lojtar e fitoi nga një set, por pastaj Uluxhak e dominoi ndeshjen dhe fitoi me rezultatin 3:1 në seta.
Te seniorët, lojtaret nga Kosova arritën suksese të dalluara pasi fituan 2 nga katër vendet e para. Shega Hashani luajti në finale kundër rumunes Andrea Postudor dhe u mund 3:0 në seta, kurse në ndeshjen për vendin e tretë Lene Osmani e mundi gjermanen Kristina Heim me 3:0 në seta.
Fituesja Andrea Postudor për Katror Media nuk pati se si të shprehet ndryshe veçse e emocionuar që të marrë pjesë edhe në vitin tjetër.
‘’Ndjehem shkëlqyeshëm, nuk kam fjalë, sepse në mëngjes ndjehesha shumë e lodhur dhe mendoja se nuk do të mund të luaja sepse ndjehesha shumë sëmurë dhe tani jam kampione dhe nuk kam fjalë, thjeshtë ndjehem shumë e lumtur. Prishtina Open ishte një ‘luftim’ i vërtetë. Vitin e kaluar vëllau im zuri vendin e dytë, dhe këtë vit kam ardhur me të dhe unë jam kampionja, jam shumë falenderuese ndaj familjes time, ndaj shoqërisë dhe të dashurit tim Bali, dhe mezi pres të vij edhe vitin tjetër.’’
E fituesi në kategorinë e meshkujve, Batuhan Uluxhak përveç fitores morri me vete edhe përjetime të bukura nga kryeqyteti dhe njerëzit e saj.
‘’Jam shumë, shumë i lumtur, sepse çerekfinalja dhe finalja ishin të vështira, por unë isha shumë i koncentruar, kisha mendje të qartë dhe luajta mirë dhe fitova. Jam kampion dhe jam shumë i lumtur. Faleminderit të gjithve që më mbështetën dhe njerëzve të Kosovës, ishin shumë të mirë, jam shumë i lumtur. Unë u them familjarëve të mi që njerëzit e Prishtinës janë shumë të mirë dhe të sjellshëm. Prishtina është një qytet shumë i mirë, nëse do të kisha mundësi do të jetoja me familjen këtu’’
Ky turne madhështor i Pingpongut me rekord shikueshmëre, solli te sport-dashësit 620 lojë për 60 orë brenda tre ditëve.
Me këto aktivitete të sukseshme Kastritot Orana bashkë-themelues i Klubit të Pingpongut Priping, thotë se synon kthimin e dëshirës tek shikuesit për të parë pingpong të mirë.
E Katror Media për mbi 30 orë përcolli drejtpërdrejt tek publiku me entuzuazëm turneun ndërkombëtar Prishtina Open 2024, teksa Muhamet jashanicës, si udhëheqës i Katrorit u zotua të jetë afër Pripingut dhe sportistëve më të mirë të promovimimit të sportit dhe vendit tonë.
Në këtë turne të gjithë fituesit u shpërblyen me medalje e Kupa si dhe me çmime në të holla.
Vendi i parë te meshkujt fitoi 1000€, kurse te femrat 700€.
Ndërsa atraktiviteti i krejt këtij orgnizimi la një shije të këndshme për vitin 2025. /Katror.info
Përgatiti:
![](https://katror.info/wp-content/uploads/2024/02/Jetlira-Ademi-new-150x150.png)