katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    9 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    9 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    9 months ago
    Postimet e fundit
    FSK-ja pajiset me autoblinda nga Amerika
    7 hours ago
    Al Jazeera Balkans mbyllet zyrtarisht pas 14 vitesh transmetimi
    10 hours ago
    BE pezullon deri në gusht masat tregtare kundër ShBA-ve
    11 hours ago
    Bitcoin arrin një nivel të ri rekord – shkon në mbi 120 mijë dollarë
    12 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kurrizi i rezistencës, sot hapësirë publike dhe kulturore në kryeqytet
    4 hours ago
    Rritet numri i udhëtarëve dhe fluturimeve në Aeroportin e Prishtinës gjatë majit 2025
    10 hours ago
    Maestro Roberto Rizzi Brignoli dirigjon Gala Night “Rame Lahaj & Friends” në Prishtinë
    11 hours ago
    Sibel Halimi: “Nga fundi i tunelit e ndriçuam gjithë Dardaninë”
    4 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Dolores O’Riordan dhe Cranberries: Fuqia emocionale e “Zombie” që preku ndërgjegjen kolektive
    2 days ago
    Paul McCartney rikthehet në skenë me një turne të ri
    3 days ago
    Jeta Zeka dhe Zyrije Pireva përfaqësojnë Kosovën në Samitin Evropian të Basketbollit për Vajza
    3 days ago
    Justin Bieber rikthehet me albumin “SWAG” — më i errët, më i ndjeshëm, më ndryshe
    3 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Samsung lanson Galaxy Z Flip7: Kamerë perfekte, AI i avancuar & dizajn i palosshëm
    2 days ago
    Apple përgatit iPhone 17 Pro Max me super bateri
    1 week ago
    Si u bë ‘Labubu’ një fenomen global?
    4 weeks ago
    Threads shton opsionin “Spoiler”: Diskuto pa prish surpriza!
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Mos e bëni më këtë gabim! Pirja e kafes esëll mund të dëmtojë shëndetin tuaj…
    2 days ago
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
    2 days ago
    Vlerat e rralla të dardhave shqiptare – Zbulojini këtu!
    4 days ago
    Djathi më i shtrenjtë në botë shitet për 42,232 dollarë
    5 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    10 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Njihuni me Santorinin, ishullin mbresëlënës grek…
    2 days ago
    Qytetet më të mira për të jetuar për vitin 2025!
    2 days ago
    Teatri La Scala prezanton kod të ri veshjeje – Ja çfarë lejohet sipas rregullave të reja
    3 days ago
    Gjermania shënon rekord banorësh, jo nga lindshmëria por nga emigrantët
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Çfarë sugjeron Suzanne të bëjmë për këtë javë?
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Life Style

Çfarë sugjeron Suzanne të bëjmë për këtë javë?

Last updated: 16/09/2024 10:43 AM
40 Shikime
Shpërndaje
Foto: Suzane Podcast

Javë me shi po na pret, por kjo nuk e ndal agjendën e kulturës, koncerteve dhe festivaleve. Ju sjellim listën e Suzanne Podcast se çka me pa, ku me shku, çka me lexu e çka me veshë?

Lexoni të plotë më poshtë propozimet e Suzzanne Podcast në Monday Marks 16 shtator.

Vera po shkon, zalli i pllazhave po zavendësohet me lloçin e qyteteve, t-shirts po zavendësohen me xhempera dhe xhaketa, ama kjo s’do me thonë që duheni domosdoshmërisht me ndejt nëpër shpija. Galeria Kombëtare po e hap sezonin me super ekspozitë të Dren Maliqit të titulluar “Punët e vonshme”, ka muzikë super në Dit’e’Nat, mund t’i zini edhe do evente tjera të mira në Prizren, Tiranë, Shkodër e Junik. Po ju propozojmë edhe një strip inspiruar nga David Bowie dhe një propozim ku mundeni mu vesh mirë e stajllish nga një vintage shop super cool.

Mundesh me e lexu edhe…

FSK-ja pajiset me autoblinda nga Amerika

Me pa: Ekspozita e Dren Maliqit, Galeria Kombëtare, Prishtinë

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Dren Maliqi është prezent në skenën e artit kontemporan kosovar që prej para luftës, me disa pauza të vockëla ndër vite. Tash po na vjen me ekspozitë të parë personale të titullime pak ironikisht, pak seriozisht “Spät Werk” apo “Punët e vonshme”. Shumica e punimeve janë nga vitet e hershme, por me gjasë ka edhe ca që publiku s’i ka pa ende. Me Drenin kemi bo intervistë të shkurtë po të thellë këtu, por hapja e ekspozitës premton një ngjarje tepër inspiruese për sezonin e ri meteorologjik por edhe sezonin e ri të Galerisë Kombëtare. Shihemi te veni, te our fren’ Dren.

 Me dëgju & festu (& pikëllu): Mbyllja e “Dit’ e Nat’”, Prishtinë

Pak vende në Prishtinë janë mishëru me vetë qytetin si café-libraria Dit’ e Nat’. Vend simpatik me pi kafe, me hangër mëngjez të mirë, me taku njerëz edhe ma t’mirë, me ble nëj libër që s’e gjen tjetërkah, po D&N u bo edhe një epiqendër e ngjarjeve kulturore, koncerteve, lexime librash e ligjerata. Prandaj edhe erdh si një shok lajmi që vendi i preferuar i boomerave, gjeneratës X, milenialëve e gjeneratës Z po mbyllet (sorry gjeneratës Y, po të vonshëm jeni. S’keni m’i pi salepat e D&N). Genc Salihu & co. kanë bo punë të madhe duke e mbajtë gjallë dhe hareshëm këtë kand urban, por me gjasë – pas mbi 15 viteve punë ditë dhe natë, Dit’ e Nat’-i po mbyllet.

Me 16 shtator (sot) po mbahet nata përmbyllëse me performancë nga miqt e shpisë: “Mbas nji dekade e gjysë, kemi vendosë me e mbyllë dit’ e nat’, nji shpi që e kemi ba me shumë dashni. Ka qenë knaqësi e privilegj me i shërby qytetit në këtë mënyrë. Falëminderit që keni qenë pjesë e ritualeve të përditshme, leximit, festave të muzikës e të filmit, aktivizmit e përkrahjes. Ju ftojmë të hanën, me 16 shtator, ta kalojmë bashkë mbramjen e fundit të dit’ e nat’, me nji live session performancë të krejt artistëve që kanë qenë miq të shpisë qysh prej ditës së parë.”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Me përjetu: Festivali “Kah Drita”, Junik

Një festival super interesant do të mbahet në Junik. Organizata “Trashëgimia kulturore pa kufinj” (CHwB – Kosova) është e njoftun për projekte të bukura dhe të rëndësishme në rujatjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës, dhe festivali “Kah Drita” ka program të pasun që e plotëson këtë qëllim bujar. Gjatë dy ditëve (21-22 shtator) mund të dëgjoni muzikë të mirë nga Elina Duni dhe Shpat Deda, të merrni pjesë në punëtori të ndryshme (qysh me bo fli ose qysh me punu instrumente tradicionale), performancë rapsodesh, e për ma të vegjlit ka edhe yoga për fëmijë, alpinizëm. Bash bukur.

Me vizitu: Autostrada Hangar II, Prizren

Autostrada Biennale pat fillu si ngjarje dyvjeçare e artit kontemporan, por me mbylljen e bazës së KFOR-it gjerman, u hap edhe Qendra kulturore Autostrada Hangar, si një pikë fokale e artit, kulturës, performancave, një librarie dhe hapësire inspiruese koxha unike në Kosovë. Tash ka ndodh një zgjerim i hapësinës me rastin e dhjetëvjetorit të hapjes. Hapësira e shtume Hangar II, tash përmban amfiteatrin, rezidencën artistike dhe të ekspozimit dhe tashmë ështe e hapun për publik, ndërsa me 16 shtator (sot) mund ta zeni edhe ditën e fundit të programit, me përurimin e një pune publike arti të artistes Neda Saedi, me folës të ndryshëm nga vetë artistja e deri tek Kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj. Gjatë ditës ka edhe punëtori arti, drekë me mysafirët prezentë shfaqje filmi.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Vitin e ardhshëm mbahet Bienalja e rregullt por në ndëkohë vlen ta vizitoni këtë vend edhe në ditë tjera për pak inspirim dhe kontemplim.

Me dëgju: “Thriving Within Walls”, Art House, Shkodër

A ka legjendë ma të bukur se Legjenda e Rozafës, një histori e Shkodrës që e dijnë krejt shqiptarët? E dini me siguri edhe ju rrëfimin për nje grua të varrosur brenda mureve të kalasë për të siguruar forcën e përjetshme të tyne. Sytë e saj të dukshëm dhe gjinjtë e saj ushqyes simbolizojnë përpjekjen e artistit për t’u njohur dhe vlerësuar brenda kufizimeve të botës së artit. Art House Shkodra po e organizon sonte (16 shtator) një ligjeratë që hulumton se si alegoria e Rozafës zbatohet në artin kontemporan, tu theksu “strategjitë për m’i tejkalu pengesat institucionale, shfrytëzu burimet dhe balancu integritetin krijues brenda kufizimeve bashkëkohore”. Sipas përshkrimit të ligjeratës nga Maja Ciric, një kuratore tashmë prezente në pejsazhin e artit në Shqipëri, “tu u bazu në temat e Rozafës për sakrificë dhe qëndrueshmëri, artistët mujn me lulëzu në mënyrë efektive brenda dhe përtej këtyre mureve institucionale.”

Me pa: “Bed. In Memory of Derek Jarman”, Galeria Naan, Tiranë

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Tirana ka lezet. Por ka edhe ngjarje t’mira arti. Në kuadër të Javës Kulturore të Britanisë, nëse jeni në Tiranë, ju rekomandojmë ta ndiqni performancën ‘BED – In Memory of Derek Jarman’, nga artisti Jez Dolan nga Manchester, që do të zhvillohet të hanën, më 16 Shtator në Galerinë Naan. Kjo është edhe hera e parë që performanca paraqitet jashtë vendit ku u kriju. Me këtë rast do të shfaqet edhe filmi “No Place Like Home” i po të njejtit artist Jez Dolan, si dhe Michael Betteridge.

BED i bën homazh instalacionit të Jarman nga vitin 1989. Ky instalacion paraqiste dy burra në një shtrat, të rrethuar nga një kafaz me tela me gjemba, tituj të gazetave të kohës që denigronin njerëzit lezbike, gej dhe me HIV+, dhe një seri dyshekësh të lyer me katran dhe pupla në mure. Kësaj radhe në galerinë Naan të institutit Harabel, pritni një eksperiencë koxha interaktive. (Për rolin e shtratit dhe jorganit në art, lexoni një super shkrim tonin të mëhershëm)

Me lexu: Stripi ‘Bowie: Stardust, Rayguns & Moonage Daydreams’

Nuk rekomandojmë shpesh stripa, po ja një propozim spektakular për këtë javë: porositeni novelën grafike “Bowie: Stardust, Rayguns & Moorage Daydreams (Chronicles Life and Death of Ziggy Stardust)” që e dokumenton ngritjen e David Bowie nga anonimiteti deri te fama e tij jashtëtokësore. Vizatuesi Michael Allred me shkrimtarin Steve Horton e ka kapë jetën e Bowiet përmes ilustrimeve po aq të gjalla dhe fantastike sa ka qenë edhe ai vetë. Libri është një histori e ri-lindjes, duke ndjekur Bowien teksa del nga jeta e tij e zakonshme si David Jones dhe hyn në skenën shpërthyese të rokut të Londrës së mesviteve të gjashtëdhjeta.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Pjesërisht biografi dhe pjesërisht ashiqare imagjinatë, ilustrimet i përvizatojnë si seancat kur ka bo muzikë në studio, ashtu edhe bisedat imagjinare në kosmos në mes Bowie dhe Ziggy Stardust, alter-egos së tij legjendare të dërguar nga Marsi. Mundeni me porositë online te libraritë tona.

Mu vesh: “038’s Finest” vintage store, Prishtinë

View this post on Instagram

A post shared by THE FIRST VINTAGE STORE IN PRISHTINA (@038sfinest)

Masi po vjen vjeshta, koha është me u vesh për vjeshtë. Nëse doni m’i ik standardeve të mega shopave në mega zendrat tregtare, keni opsion vintage, apo veshmbathjet të reja dhe pak të përdorta por tepër ma të lira dhe ma unike, prandaj po e rekomandojmë shitoren “038s Finest”, me lokacion te parku i qytetit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Pronarët Super Heki dhe Ultra Bini kanë shije super cool, plot xhaketa për bajkera, hipstera, smokera dhe pjesëtarë tjerë të substratave urbane që sillen poshtë e naltë qytetit pa lum. Me pa pak prej garderobës që kanë, vizitoni faqen e tyne në Instagram.

Nese dëshironi me shkrujt recenzione librash, filmash, ekspozitash apo veprave tjera artit, mund të fitoni një liber falas nga ne, botuar nga Met Museum i Nju Jorkut dedikuar artistit tonë të famshëm Petrit Halilaj. Per me shume:

Dhuratë për juve! Libri për Petrit Halilaj  

Së shpejti do ta festojmë edicionin e 20-të të rubrikës Monday Marks këtu në platformën botuese Suzanne Substack. Çdo javë ju sjellim paralajmërime për ngjarjet kryesore të javës, recenzione të shkurta të serialeve, filmave apo muzikës që mund ta dëgjoni, ushqimeve të shijshme apo gjësendeve të bukura që mund t’i bleni. /SuzzanePodcast

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:keshillaLifestylesugjerimesuzane potcasttoptophome2

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Për herë të parë viti i ri akademik në UP fillon në mes të shtatorit
Artikulli i ardhshëm Champions League nis të martën, çfarë duhet të dini?

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Life Style

5 sekrete të një mëngjesi produktiv

15 Shikime
Life Style

4 kapelet ideale për të shkëlqyer këtë verë!

22 Shikime
Life Style

Apple Watch me inteligjencë artificiale gjen problemet e fshehta shëndetësore

8 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?