16-vjeçarja kosovare Malvina Haziri shkëlqen në NCAA Division I.
Malvina Haziri, vetëm 16 vjeçe, ka shënuar pikët e para në NCAA Division I, duke u bërë kështu lojtarja më e re aktive në këtë ligë elitare të basketbollit amerikan.
Basketbolli i Grave të Kosovës, përmes një njoftimi në Facebook, ka përgëzuar Malvinën për arritjen e saj, duke e cilësuar si shembull të përkushtimit, punës dhe realizimit të ëndrrave.
Kjo arritje e re e Malvinës nuk është vetëm një fitore personale, por edhe një moment krenarie për basketbollin kosovar, duke dëshmuar se talenti nga vendi ynë mund të spikasë edhe në skenat më të mëdha ndërkombëtare. /Katror.info











