A ndihesh i/e frymëzuar?
Mendimet tuaja të para në mëngjes mund të kenë një ndikim të madh në qëndrimin, ndjenjat dhe energjinë që mbani me vete për pjesën e mbetur të ditës.
Perandori romak Marcus Auerlius shkroi dikur: “Kur të zgjoheni në mëngjes, mendoni se çfarë privilegji i çmuar është të jesh gjallë — të marrësh frymë, të mendosh, të gëzosh, të duash”.
Imagjinoni sa ndryshe do të ndiheshim nëse do të zgjoheshim me një qëndrim të ngjashëm; nëse e përshëndesim ditën me mendime si:
“Wow, çfarë privilegji është të jesh gjallë. Jam shumë me fat që jam këtu tani, duke përjetuar mrekullitë e jetës. Jam i/e bekuar me ajër të pastër, bukurinë e natyrës, të dashurit e mi, aftësinë për të qeshur, krijuar dhe kërcej. Jam i/e bekuar me ushqim dhe strehim, një imagjinatë dhe aftësi për të bërë vepra të mira për të tjerët. Jam shumë mirënjohës për sot dhe do të shijoj 24 orët e ardhshme.”
Nuk është e lehtë të stërvitësh mendjen nga zakonet e vjetra, kështu që për t’ju dhënë një dorë ndihmëse, lexo më poshtë 21 mendime pozitive që mund t’ju ndihmojnë çdo ditë në mëngjes. Mos ngurro t’i printosh dhe mbash pranë shtratit tuaj.
1. Faleminderit për këtë dhuratë të një dite krejt të re. Unë jam mirënjohës.
2. Si mund t’i shërbej më mirë Universit sot?
3. Gjëra të mahnitshme më ndodhin çdo ditë.
4. Jam i/e emocionuar të shoh se çfarë ndodh sot!
5. Sot ditën ia kushtoj dashurisë dhe mirësisë.
6. Do t’i jap më të mirën time kësaj dite, që të mund të pushoj kokën me kënaqësi të thellë sonte.
7. Kam gjithçka që më nevojitet pikërisht në këtë moment.
8. Unë e dua dhe e pranoj veten thellësisht dhe plotësisht.
9. Do të nderoj veten duke u shfaqur fuqishëm në jetën time sot.
10. Dashuria, gëzimi dhe paqja janë gjendja ime natyrore.
11. Dita e sotme i kushtohet argëtimit!
12. Unë e shoh botën me sy mirënjohës dhe më mbush shpirtin.
13. Do të dëgjoj zërin tim të brendshëm sot dhe do ta lejoj që të më udhëheqë.
14. Unë jam këtu për të qenë shprehja ime unike e vetëdijes.
15. Më lejoni ta bëj botën një vend më të mirë duke ndriçuar dritën time sot.
16. Kam gjithë kohën që më duhet të bëj gjithçka që dua të bëj.
17. Do të gjej kohë për të prekur bazën me momentin e tanishëm gjatë gjithë ditës së sotme.
18. Jeta ime është një mrekulli.
19. Unë mbaj paqe dhe qetësi në zemrën time ndërsa bëj aktivitetet e mia të përditshme./Katror.info