Këtë prag fundviti, 4592 fëmijë dhe adoleshentë të 19 shkollave në Shkodër kanë dhuruar ushqime, lodra dhe veshje, të cilat do të shkojnë në mbështetje të 167familjeve në nevojë.
Mobilizimi frymëzues i fëmijëvenë mbështetje të bashkëmoshatarëve të tyre nga familjet më në nevojë erdhi në kuadër të fushatës “Ti Je Dhuratë”, organizuar nga World Vision Albania.
Me energjinë dhe kreativitetin e tyre, anëtarët e 11 grupeve IMPACT ndihmuan në organizimin e aktiviteteve argëtuese në shkollat ku ishte organizuar fushata e dhurimit.
Një shembull inkurajues për të gjithë, pasi vetëm të bashkuar mund të bëjmë më shumë për fëmijët dhe familjet në nevojë.
Nisma bëri bashkë disa nga partnerët tanë; shkollat, Zyrën Arsimore Vendore, Bashkinë, Qendrat Shëndetësore dhe Prefekturën, të cilët iu bashkuan kauzës edhe përmes video-mesazheve./Katror.info