Vazhdojmë me pak Alternative/Indie, Pop, Folk.
“Money, Money, Money” është kangë e regjistruar nga grupi suedez pop ABBA.
- Kanga u shkrua nga Benny Andersson dhe Björn Ulvaeus me Anni-Frid Lyngstad duke kënduar vokalin kryesor.
- ‘Money, Money, Money” u publikua më 1 nëntor 1976, si single e dytë nga albumi i tyre i katërt, Arrival (1976).
- Kënga, e cila fillimisht u titullu “Gypsy Girl” këndohet nga këndvështrimi i një gruaje e cila, pavarësisht punës së palodhur, mezi ia del me financat e saj për të kursyer, dhe për këtë arsye dëshiron një burrë të pasur.
- ABBA interpreton pjesë nga “Money, Money, Money” drejtpërdrejt në filmin ABBA: The Movie të vitit 1977.
Në muzikalin e njohur, Mamma Mia!, kanga këndohet nga personazhi i Donës, teksa ajo shpjegon se sa shumë i duhet të punojë për ta mbajtur sofrën e bukës dhe ëndrrat e saj për një jetë më të mirë.
Revista Billboard e analizoi publikimin e kangës dhe e përshkroi atë si kangë “me ritëm të shpejtë”.
- ‘Money, Money, Money’ u bë hiti numër 1 në Australi, Belgjikë, Francë, Gjermaninë Perëndimore, Holandë, Meksikë dhe Zelandën e Re, ndërsa arriti në tre vendet e para në Austri, Irlandë, Norvegji, Zvicër dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Videoklipi i “Money, Money, Money” u frymëzua nga filmi “Cabaret”, ku shfaqet Frida me një kapele tipike të viteve të ’20-ta.
- ADVERTISEMENT -
Në filmin e vitit 2008, Meryl Streep këndon kangën.
Kanga sot në Youtube numëron mbi mbi 93 milion shikime.
Fundjavë t’këndshme… :). /Katror.info