Mesin e javës ia kemi kushtu nji kange pak ma elektrizuese, pop-rock e alternative.
- Kánga u lansua në vitin 1984, si pjesë e albumit të katër “Reckless” të Adams, dhe jo në vitin 1969 siç sugjeron titulli.
Ndonëse titulli mund të lë njerëzve përshtypjen se kanga ka të bëjë me vitin 1969, në fakt vetë Adams në një intervistë për SongFacts e zbuloi se për çka bëhet fjalë.
- Për Bryan viti 1969 ishte metaforë për dashurinë, për dikë që e kishte takuar në Spanjë.
- Kánga u shkrua nga Adams bashkë me kompozitorin Jim Vallance.
Jim Vallanci ishte kompozitor i disa këngëve të Aerosmith gjithashtu dhe shpesh bashkëpunoi me Adams.
- Vallance ka treguar se gjatë krijimit kánga kaloi nëpër një sërë ndryshimesh dhe fillimisht quhej “Best Days Of My Life”, me vargun “Summer Of ’69” prezent vetëm një herë në tekst.
Kánga pati një efekt të madh në listat muzikore ndërkombëtare.
- Në Mbretërinë e Bashkuar u vlerësua si një nga më të mirat e Bryan, ndërsa në Holandë u radhit e katërta dhe në Shtetet e Bashkuara në vendin e pestë.
“Summer of ’69” u ngjit në numrin 5 në Billboard Hot 100 dhe bëri që “Reckless” ta zë pozicionin numër një në tabelën e albumeve Billboard 200 në gusht 1985.
- Advertisement -
Vazhdojmë të enjten me … stay tuned 🙂 /Katror.info