“What a Wonderful World”, është një prej kángve ma të mira të të gjitha kohrave e këndume prej njërit nga Jazz muzikantët ma të mirë Louis Armstrong.
Ndoshta edhe ndonjë nga këto i dini por ja 5 faktet interesante për kángen “What a Wonderful World” që i ka përmbledhur smoothradio.com
- Është publikuar në vitin 1967, – “What a Wonderful World” mbetet një nga këngët më relaksuese dhe më të bukura të popit të realizuar ndonjëherë.
- Kánga u shkrua nga Bob Thiele dhe George Weiss. Bob, të cilit meritat iu dhanë nën pseudonimin George Douglas, ishte producent i ABC Records, ndërsa Weiss ishte kompozitor.
- Një fakt tjetër interesant është se sa në pah vihen lidhjet ndërpersonale të njerëzve në baza ditore, ku thuhet se Weiss për këtë pjesë ishte frymëzuar nga aftësia e Armstrong për t’i bashkuar njerëzit e racave të ndryshme.
- Ndonëse Weiss thotë se melodinë e krijoji posaçërisht për Armstrong, ajo iu ofrua fillimisht Tony Bennett, i cili refuzoi.
Edhe pse kënga portretizohet me Louis Armstrong, ajo nuk ishte diçka që e simbolizonte muzikën e tij, pasi që ai nuk luante trumpetën e tij të famshme dhe s’ishte në stilin e tij të zakonshëm, jazz.

- Kánga kryesoi top-listat në Mbretërinë e Bashkuar, mirëpo pati performancë të dobët në Shtetet e Bashkuara sepse Larry Newton, presidenti i ABC Records, nuk e pëlqeu dhe refuzoi ta promovonte.
Kánga që u incizua nga Armstrong u fut në Hall of Fame Grammy në vitin 1999, pasi u dëgjua në filmin “Good Morning, Vietnam”, dhe u ripublikua si single në vitin 1988 duke u ngjitur në numrin 32 në Billboard Hot 100.
Kjo kángë u ri-krijua ndër vite nga shumë këngëtarë të ndryshëm si Nick Cave dhe Shane McGowan, Celine Dion, Rod Stewart dhe Stevie Wonder.
/Katror.info