Po e fillojmë te dielen me një inspirim, e cila prej një ëndrre u shndërru në një kangë frymëzuese.
Kanga “Let It Be” u shkrua nga Paul McCartney, e cili u frymëzua nga nëna e tij, Maria që vdiq kur ishte 14 vjeç.
- Shumë njerëz mendojnë se “Mother Mary” është referencë e Biblës.
- “Let It Be” është albumi i 12-të dhe i fundit në studio i rock grupit anglez Beatles. Albumi u publikua më 8 maj 1970, pothuajse një muaj pas shpërbërjes së grupit.
Sipas McCartney, kjo është një kangë shumë pozitive, për shkak të frymëzimit të saj. Një natë kur ai ndihej keq, pa një ëndërr me nënën e tij, e cila kishte vdekur, dhe ajo erdhi te ai në kohën kur ballafaqohej me telashe. Ishte kjo ëndërr e ëmbël që e bëri atë të fillonte të shkruante kangën.
- Kanga, përdallim nga albumi, u publikua më 6 mars 1970.
- ‘Let It Be’ pati debutimin më të lartë në Billboard Hot 100, duke filluar tabelat e tij të renditura në numrin 6 dhe përfundimisht duke arritur në krye.
Kjo ishte kanga e parë e Beatles që u lansua edhe në Bashkimin Sovjetik. Kanga arriti atje në vitin 1972.
Albumi pati shitjet më të mëdha fillestare në historinë e rekordit të ShBA deri në atë kohë: 3.7 milionë porosi paraprake.
Kjo kangë u luajt në funeralin e Linda McCartney.
- Kanga i dha Lennon dhe McCartney vitin e tyre të shtatë radhazi që shkruan një hit numër 1, një rekord i të gjitha kohërave atë kohë.
John Legend dhe Alicia Keys performuan këtë këngë në ceremoninë speciale të The Beatles: The Night That Changed America, e cila u transmetua në vitin, 2014 saktësisht 50 vjet pasi grupi bëri paraqitjen e tyre të famshme në Ed Sullivan Show.
Vazhdojmë nesër. 🙂 /Katror.info