Vazhdojmë me pak “Let it snow! Let it snow! Let it snow!”
- “Let It Snow”, është një kangë e shkruar nga tekstshkruesi Sammy Cahn dhe kompozitori Jule Styne në korrik 1945.
- Kanga u shkrua në Hollywood, Kaliforni gjatë një vale e të nxehtit ndërsa Cahn dhe Styne imagjinuan kushte më të ftohta atmosferike.
- Pavarësisht se teksti që nuk përmend asnjë festë, kanga është konsideruar si kangë e Krishtlindjeve në mbarë botën për shkak të temës së saj dimërore.
Gjatë sezonit të Krishtlindjeve dhe festave kanga rishifaqet në shpritin festiv dhe shpeshherë kanga bëhet cover nga artistë të ndryshëm gjatë Krishtlindjeve.
Megjithatë, në hemisferën jugore, mund të luhet gjatë muajve të dimrit të qershorit, korrikut dhe gushtit; dhe në Zelandën e Re, disa e luajnë në Matariki.
- Kanga e incizuar në vitin 1945 nga Vaughn Monroe, u bë një hit i njohur, duke arritur numrin 1 në tabelën muzikore të Billboard Best Sellers në fund të janarit dhe deri në shkurt 1946.
Regjistrimi i Woody Herman i vitit 1945 arriti në vendin e 7-të në tabelën e Billboard.
- Gjithashtu këngëtari amerikan Frank Sinatra lansoi versionin si single në 1950 që përfshinte Kuartetin B. Swanson.
Përpos Sinatrës edhe këngëtari amerikan Dean Martin publikoi një version të ksngës në vitin 1959, si pjesë e albumit të tij A Winter Romance dhe një version të ri-regjistruar në vitin 1966, si pjesë e albumit të Krishtlindjeve The Dean Martin. Kënga hyri në Billboard Hot 100 për herë të parë në vitin 2018.
Ky version në Youtube sot numëron 10 milion klikime
Dëgjim t’këndshëm e shijoje dimrin.. 😊/ Katror.info