Sot po e nisim ditën me nji Hard Rock e Heavy Metall.
Bohet fjalë për kangën “Smoke on the Water” nga Deep Purple.
- “Smoke on the Water” është kangë nga grupi anglez i rok Deep Purple, i lansuar për herë të parë nga albumi i gjashtë në studio i grupit Machine Head.
- Kanga u incizua në dhjetor të 1971, por u publikua në maj të 1973
- Tekstshkrues të kangës ishin Ritchie BlackmoreIan, Gillan Roger, Glover Jon, si dhe LordIan Paice
- Në një publikim të vitit 2004 revista Rolling Stone e renditi “Smoke on the Water” në vendin e 434 në listën e “500 këngëve më të mëdha të të gjitha kohërave”.
Ndërsa revista Total Guitar e renditi “Smoke on the Water” në numrin 4 në “Greatest Guitar Riffs Ever” dhe në mars 2005, revista Q e vendosi “Smoke on the Water” në numrin 12 në listën e saj të 100 këngëve më të mira me kitarë.
Po nga erdhi titulli pak paradoksal?
“Smoke on the water” që mbeti titulli i këngës (qe buroi nga basistit Roger Glover, i cili tregoi se si i erdhi deri te titulli, kur u zgjua nga një ëndërr disa ditë më vonë), i referohej tymit nga zjarri që përhapej mbi liqeni Gjeneva, nga kazinoja e djegur teksa anëtarët e Deep Purple shikonin nga hoteli i tyre.
- ADVERTISEMENT -
- Versioni Audio në kanalin Youtube sot numëron mbi 117 milion klikime.
Dëgjim t’këndshëm… /Katror.info