Vazhdojmë me pak zhanër son kubanez.
- “Chan Chan” është një kompozim i vitit 1984 nga trovadori kuban Compay Segundo.
Kanga u regjistrua për herë të parë në 1985 nga vetë grupi i Compay Segundo.
Në 1987, grupi e takoi Eliades Ochoa, i cili pranoi të regjistronte një version me Cuarteto Patria. Megjithatë, EGREM nuk i publikoi këto regjistrime deri në gjysmën e dytë të viteve 1990.
Në nëntor 1995, Compay regjistroi një version të ri në Madrid për Antología-n e tij, i lëshuar në CD vitin e ardhshëm.
- Në mars 1996, Compay Segundo, Eliades Ochoa dhe muzikantë të tjerë veteranë kubanë regjistruan një version të ri të kangës si pjesë e projektit “Buena Vista Social Club.”
- Kanga u bë kanga hapëse e albumit të tyre me të njëjtin emër dhe kanga vulë e grupit, duke arritur kështu famë ndërkombëtare.
- Kanga u shkrua në vitin 1984 nga Compay Segundo, i cili fillimisht “ëndërroi” melodinë e hapjes në gjumë dhe më vonë shkroi tekstin.
Për kompozimin e kangës, Compay Segundo tha:
“Unë nuk e kompozova Chan Chan, e ëndërrova. Unë ëndërroj për muzikën. Ndonjëherë zgjohem me një melodi në kokë, dëgjoj instrumentet, të gjitha shumë të qarta. Shikoj në ballkon dhe nuk shoh njeri, por e dëgjoj sikur të luhej në rrugë. Nuk e di se çfarë mund të jetë. Një ditë u zgjova duke dëgjuar ato katër nota të ndjeshme, u dhashë atyre një lirik të frymëzuar nga një përrallë për fëmijë nga fëmijëria ime, Juanica y Chan Chan, dhe e shihni, tani këndohet kudo.”
Teksti i kangës përmban pjesë në spanjisht që tregon historinë e një çifti – Chan Chan dhe Juanica – të cilët po ndërtojnë një shtëpi dhe shkojnë në plazh për të marrë pak rërë.
Kanga n’Youtube numëron 36,462,354 shikime.
Dëgjim t’kandshëm 🙂 /Katror.info