Po vazhdojmë me pak electro dance, pop e indiane.
- “Come & Get It” është single debutues solo i regjistruar nga këngëtarja amerikane Selena Gomez për albumin e saj debutues solo në studio, Stars Dance (2013).
- Kanga u publikua më 7 prill 2013, përmes Hollywood Records si single kryesor nga albumi.
- Kanga është shkru’ nga ekipi norvegjez i prodhimit Stargate, i përbërë nga Mikkel S. Eriksen dhe Tor Erik Hermansen, së bashku me Ester Dean.
Kanga përmban elemente të muzikës electro-pop, dance-pop dhe indiane.
Kritikët muzikorë kryesisht e vlerësuan këngën për ritmin e saj melodik të Bollywood-it.
- Në Shtetet e Bashkuara, kanga u bë hyrja e saj e parë e Gomez në dhjetëshen e parë në tabelën e Billboard Hot 100 (në krye në pozitën nr. 6) dhe u certifikua si platin i trefishtë nga Shoqata e Industrisë së Regjistrimit të Amerikës (RIAA).
Për më tepër, “Come & Get It” arriti kulmin në vendin e dytë në grafikun Mainstream Top 40.
- Videoklipi për “Come & Get It” u publikua më 7 maj 2013, ku fitoi disa çmime dhe nominime, përfshirë në MTV Video Music Awards 2013.
Kanga n’Youtube numëron 769,601,659 shikime.
Dëgjim e diele t’këndshme..:) /Katror.info