Po vazhdojmë me pak Indian Film Pop nga reperi Labinot Gashi me prejardhje shqiptare po që jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
- GASHI, për kangën “Creep On Me” e punoi në bashkëpunim me French Montana & DJ Snake.
- Kanga u publikua më 20 gusht 2018.
“Creep On Me” është kanga e 9-të e albumit “Gashi” i publikuar gjatë vitit 2018-të.
- Billboard në vitin 2018 e cilësoi kangën “Creep On Me” të GASHI-t si kangë pop me tone të errëta që ofron një ritëm të këndshëm nga DJ Snake dhe background voices nga French Montana.
- “Creep On Me” e GASHI-t ka grumbullu’ një audiencë të madhe me rreth 44 milionë transmetime në Spotify deri më sot.
Teksti i kangës, sipas Gashit, i dedikohet një gruaje që është e gatshme ta vlerësojë atë siç është, pa përfitime materiale, është dashuri e pastër, si dhe që i qëndron pranë çdo kohë.
Një pjesë e tekstit thotë:
“Vjen tek unë si kohë e verës
Sjell dritë e ndriçim në jetën time
Kur jam me ty ndihem mirë.”
- Kanga n’Youtube deri më sot ka mbledhë 36,289,191 shikime.
Dëgjim t’kandshëm e shpresojmë që kemi sjell tek ju vibe t’mirë këtë vikend 🙂 / Katror.info