Kánga e radhës është nji fllad qetësie dhe çlirimi ndaj krejt problemeve e shqetësimeve që na kanë ngarku gjatë ditës, javës, muajit e vitit.
“Don’t worry, be happy” është nji thirrje për me i shiju gjanat në jetë, e mos me i marrë problemet aq seriozisht.
Po çka e bon kaq të veçantë këtë kangë?
- “Don’t Worry Be Happy” preku kryesimin nr.1 në top-listën US Hot 100, e që është befasuese për një këngë të kënduar a cappella, pra pa instrumente.
Bobby McFerrin e regjistroi duke përdorur vetëm trupin e tij për t’i krijuar të gjithë tingujt.
- Fraza “Don’t worry, be happy” erdhi nga mjeshtëri shpirtëror indian, Meher Baba.
Në një intervistë për revistën USA Weekend, McFerrin shpjegoi se pa një poster të Meher Babës me këtë frazë, për të cilën mendoi se ishte “një filozofi tejet e pastër në katër fjalë“.
Një artist i zhanrit jazz si Bobby McFerrin kishte audiencë të madhe, por prapëseprapë në shtator të vitit 1988 kur u publikua, ai vit njihej si vit zhanreve si metal dhe teen-pop, shkruan SongFacts.
- Advertisement -
- Pjesë e video-klipit ishte edhe aktori i mirënjohur Robin Williams.
- Kanga fitoi çmimet Grammy për Performancën më të mirë vokale pop dhe Këngën e vitit në 1989,
Kanga mori vëmendje të madhe pasi u shfaq në filmin “Cocktail” të vitit 1988, por ishte pjesë edhe e filmave tjerë si: Hotel Transylvania 3: Summer Vacation (2018), Battle in Seattle (2007), Casper – A Spirited Beginning (1997).
“Don’t Worry, Be Happy” është kënduar nga shumë artist, por ne po e veçojmë këtë version të kënduar nga fëmijët around the world.
- George H. W. Bush e përdori “Don’t Worry, Be Happy” në fushatën e tij presidenciale të vitit 1988 në ShBA, por e ndërpreu pasi McFerrin nuk pranoi.
Deri nesër… Don’t Worry, Be happy.. 😊./Katror.info.