Vazhdojmë me pak Jazz, Christmas e Holiday genre.
- “Feliz Navidad”, nga spanijshtja do të thotë “Gëzuar Krishtlindjet”.
- Kanga është kangë e Krishtlindjeve e shkruar dhe e regjistruar për herë të parë në 1970 nga kantautori portorikan José Feliciano.
- Me tekste të thjesht’ e të përzemërt — urimi tradicional spanjoll i Krishtlindjeve/Vitit të Ri “Feliz Navidad, próspero año y felicidad” do të thotë (“Gëzuar Krishtlindjet, një vit i begatë dhe lumturi”), që ndiqet nga teksti në gjuhën angleze, që do të thotë “Dua të të uroj Gëzuar Krishtlindjet nga thellësia e zemrës sime”.
- Kjo kangë është kthyer në një klasik të Krishtlindjeve dhe ka fituar popullaritet në mbarë botën.
- Në vitin 2010, regjistrimi i vitit 1970 i “Feliz Navidad” në RCA Victor Records nga José Feliciano u fut në Hall of Fame Grammy.
Kanga ka qenë dhe pothuajse për çdo vit është e pranishme në toplistat amerikane, dhe kjo ka të ngjarë të jetë për shkak të faktit se kjo është një nga kangët hit më tërheqëse të shkruara ndonjëherë.
Kanga përfshinë një melodi që dëgjues mund ta këndojëpasi ta dëgjojë vetëm një herë.
Për më tepër, tekstet është i përsëritur. Në fakt, duke folur nga ana lirike, Feliz Navidad renditet ndër këngët më të thjeshta të shkruara për Krishtlindjen.
- Kanga n’Youtube numëron 42,293,036 shikime.
E ‘Feliz Navidad everyone’, gëzofshi Krishtlindje t’gëzushme e të përcjellura me shendet 🙂/Katror.info