Vazhdojmë me Electropop, Electronica, Dance Pop.
- “Lose Yourself to Dance” është kangë nga dyshja franceze e muzikës elektronike Daft Punk me vokal nga muzikanti amerikan Pharrell Williams.
- Pharrell e krahasoi kangën me klasiken e David Bowie në mes të viteve ’80 me Mick Jagger, “Dancing In The Street”. “Lose Yourself To Dance” më bën të ndihem sikur po eci në rrugë në mes të natës në Londër dhe është viti 1984, 1985,” tha ai për revistën Vibe.
- Kanga u shkrua nga Daft Punk, Williams dhe Rodgers, për albumin e katërt në studio të Daft Punk, Random Access Memories (2013).
- “Loose Yourself to Dance” u shpërnda në stacionet radiofonike si single i dytë nga albumi më 13 gusht 2013, pas këngës hit mbarëbotërore “Get Lucky”.
“Lose Yourself to Dance” u rendit në vende të ndryshme, duke përfshirë Francën, Suedinë, Zvicrën dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Në Mbretërinë e Bashkuar, kanga iu bashkua listave të BBC Radio 1, BBC Radio 2 dhe një numri stacionesh komerciale dhe më të vogla
- Kanga arriti në numrin 49 në klasifikimin e singleve në Mbretërinë e Bashkuar.
Rodgers deklaroi se pamjet e videoklipit për “Lose Yourself to Dance” ishin xhiruar në të njëjtën kohë që filmimi i “Get Lucky” ishte duke u filmuar.
Një trailer për “Lose Yourself to Dance” debutoi në MTV Video Music Awards 2013, duke shfaqur Daft Punk, Rodgers dhe Williams.
Kanga n’Youtube numëron 197,079,627 shikime.
Dëgjim t’kandshëm 🙂 / Katror.info