Po e vazhdojmë javën me pak alternative hip-hop e rap.
- “Young Forever” është kangë e reperit amerikan Jay-Z, i lansuar në fillim të vitit 2010 si single i pestë nga albumi i tij i vitit 2009 The Blueprint 3 në labelin Roc Nation.
- Kanga është prodhuar nga Kanye West. Është një ripërpunim i këngës “Forever Young” të Alphaville të vitit 1984.
- Kënga është interpretuar disa herë nga Jay-Z e shoqëruar nga Beyoncé në vend të zotit Hudson, si në festivalin Coachella të 2010-ës ku Jay-Z ishte një rolin kryesor.
Jay-Z solli Beyoncen si një e ftuar surprizë dhe performoi këngën përmbyllëse të natës.
Kanga është përdorur gjithashtu si encore për të dy turnet e tyre të përbashkët On the Run (2014) dhe On the Run II (2018) në të gjitha stadiumet.
- Pas publikimit të albumit, kanga debutoi në numrin 75 në Billboard Hot 100 dhe arriti në numrin 41 për shkak të shkarkimeve të mëdha digjitale.
- Pas publikimit të saj si një kangë, kanga u rifut në Billboard Hot 100 në numrin 97 dhe vazhdoi të arrijë në numrin 10.
Kanga n’Youtube numëron 21,966,096 shikime.
Dëgjim t’kandshëm 🙂 /Katror.info