Vazhdojmë me pak hip-hop të vitit 2009.
- “Empire State of Mind” është kangë e realizuar nga reperi amerikan Jay-Z me këngëtaren amerikane Alicia Keys nga albumi i 11-të në studio i Jay-Z, The Blueprint 3 (2009).
- Kanga u publikua më 20 tetor 2009.
- “Empire State of Mind” u shkrua nga Angela Hunte dhe Janet Sewell-Ulepic si një dedikim për qytetin e tyre të lindjes, New York City.
Kritikët kangën e përshkruajtën si një “baladë rap orkestrale” me “akordet goditëse të pianos” dhe një elektrizim “fluturuese”. Teksti përmban referenca për vendndodhje të ndryshme në Nju Jork dhe banorët e tij të famshëm, teksa përshkruan thelbin e qytetit.
- “Empire State of Mind” pati edhe sukses komercial, ku u përfshi në listën kryesore të 10 revistave kritike të këngëve më të mira të vitit 2009, përfshirë revistën Rolling Stone dhe The New York Times.
- Kanga nominua gjithashtu për tre çmime Grammy, dhe fitoi për çmimin kanga më të mirë rep dhe bashkëpunimin më të mirë Rap/Sung.
Kanga arriti sukses komercial në mbarë botën. Preku kulmin në top 10 në shumë vende duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar, Kanadanë, Australinë, Francën, Italinë dhe Suedinë.
Në ShBA, kënga kryesoi Billboard Hot 100 për pesë javë rresht, duke u bërë single e parë numër një i Jay-Z në tabelë si një artist kryesor. U shfaq gjithashtu edhe në listat e fundvitit 2009 në Itali, Australi dhe ShBA, ku ishte edhe hiti i fundit numër një i viteve 2000. Që nga qershori 2014, kanga ka shitur mbi 5.5 milionë kopje në Shtetet e Bashkuara.
- Advertisement -
Në Youtube, kanga sot numëron 75,563,608 klikime.
- Advertisement -
Dëgjohemi nesër.. 😊/Katror.info