E nisim sot me pak progressive rock, folk rock e hard rock.
- “Stairway to Heaven” është kangë e rock grupit anglez Led Zeppelin, e lansuar më 8 nëntor të vitit 1971.
- Kanga u kompozua nga kitaristi i grupit Jimmy Page dhe këngëtari kryesor Robert Plant për albumin e tyre të katërt në studio pa titull, por që shpesh titullohet ‘Led Zeppelin IV’.
Kanga konsiderohet gjerësisht si një nga këngët më të mëdha rock të të gjitha kohërave.
Kanga ka tro seksione, secila prej të cilave rritet gradualisht në ritëm dhe vëllim. Fillon me ritëm të ngadaltë me instrumente akustike para se t’futet në ato elektrike.
Seksioni i fundit ka aranzhim me tempo hard rock t’theksuar nga solo e kitarës së Page-it, i konsideruar nga shumë si një nga më të mirët ndonjëherë që shoqëron vokalin e Plant-it që përfundon me vargun a cappella.
- “Stairway to Heaven” u votua në vendin e tretë në vitin 2000 nga VH1 në listën e saj të 100 këngëve më të mira të rockut.
- Në vitin 2004 revista Rolling Stone renditi “Stairway to Heaven” numrin 31 në listën e saj të “500 këngëve më të mira të të gjitha kohërave”.
Kanga u bë kanga më e kërkuar në stacionet radio FM në Shtetet e Bashkuara në vitet 1970, pavarësisht se nuk ishte lëshuar kurrë komercialisht si single në ShBA.
Në nëntor të 2007-tës, përmes shitjeve të shkarkimeve që promovonin lëshimin e Mothership të Led Zeppelin, “Stairway to Heaven” arriti numrin 37 në tabelën e single-ve në Mbretërinë e Bashkuar.
- Premiera botërore në radio “Stairway to Heaven” u regjistrua në kinemanë e Parisit më 1 prill të vitit 1971, para një audience live në studio dhe u transmetua tre ditë më vonë në BBC.
Kanga n’Youtube numëron 91,060,870 shikime.
Shijojeni 😊 / Katror.info