Edmond Smajli, është piloti i parë shqiptar i forcave ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai për t’u bërë pilot ka studiuar në Embry-Riddle Aeronautical University, në ShBA.
Smajli në një intervistë për Edicionin Special në Klan Kosova ka treguar se si i lindi ideja për të qenë pilot luftarak.
Ai thotë se që nga shkolla fillore, në klasën e tretë ka pasur dëshirë të bëhet pilot.
“Kam qenë në klasën e tretë, para se me pasë ID timen, edhe prej aty kam dashtë të bëhem pilot. E sot jam këtu,” tregoi Smajli
E kemi pasur një klient në restorantin tonë, ai e ka pasur aeroplanin e vet. Unë në atë kohë kam qenë 15-vjeçar, kur kam filluar të pilotoj dhe pak nga pak ia kam arritur”, tha Smajli.
Ai thotë se me krenari e mban uniformën e ushtrisë amerikane.
“Kur e veshim ne këtë uniformë, ndihemi shumë krenarë, si ambasadorët e arit”, shtoi Smajli./Katror.info