Meqenëse po i afrohemi magjisë së festave, t’ia shtojmë atëherë edhe pak magji R&B, funk e disco bashkëkohore të Bruno Mars-it këtij fundviti
- “24K Magic” është kangë e këngëtarit amerikan Bruno Mars nga albumi i tij në studio me të njëjtin emër (2016).
- Atlantic Records e publikoi atë si kangën kryesore të albumit më 7 tetor 2016, për shkarkim dhe transmetim digjital.
- Kanga u shkrua nga Bruno Mars, Philip Lawrence dhe Christopher Brody Brown.
Kanga është përshkruar si një këngë funk, disko dhe R&B bashkëkohore, e ndikuar shumë nga hip hopi. Teksti i këngës trajton ekstravagancën, magjepsjen dhe stilin e jetës së festës.
“24K Magic” në përgjithësi u prit mirë nga kritikët muzikorë. Disa prej tyre komplimentuan vokalin e Marsit dhe i krahasuan me James Brown, duke e përshkruar kangën si tërheqëse, argëtuese dhe që ngjall ndjenja nostalgjie.
- Kanga arriti kulmin në numrin katër në Shtetet e Bashkuara dhe numrin tre në Kanada dhe Australi. Është certifikuar pesë herë platin nga Shoqata e Industrisë së Regjistrimit të Amerikës (RIAA) dhe nga Shoqata Australiane e Industrisë së Regjistrimit (ARIA).
Kanga u certifikua gjashtë herë platin nga Music Canada (MC). Kanga u radhit në numrin një në Zelandën e Re, Francë, Belgjikë (Flandër) dhe Argjentinë.
- Kanga u nominua dhe fitoi Rekordin e Vitit në Çmimet e 60-ta Vjetore Grammy në 2018.
Videoklipi i kangës përshkruan Marsin dhe shokët e tij të bandës duke festuar dhe duke u argëtuar në një kazino në Las Vegas.
Dëgjim t’këndshëm..:) / Katror.info