Po vazhdojmë me nji powerful rock baladë.
Kësaj here e kemi përzgjedhë “Bed of Roses” nga rock bendi amerikan Bon Jovi.
- “Bed of Roses” është kangë e albumit të tyre të pestë në studio, Keep the Faith (1992), e lansuar më pas si single më 11 janar 1993.
- Jon Bon Jovi e ka shkruar kangën në një dhomë hoteli teksa kishte dhimbje koke/hangover dhe në tekst reflektohen ndjenjat e tij në atë kohë.
Stili i fuqishëm i baladës së kangës e ktheu menjëherë në një hit mbarëbotëror dhe demonstroi tingullin e ri më të pjekur të grupit pas suksesit të tyre si grup glam metal në vitet 1980.
- Kanga u radhit në vendin e 10-të në Billboard Hot 100 në SHBA dhe në vendin e dytë në tabelën kanadeze të këngëve më të mira RPM.
- Videoklipi për “Bed of Roses” fillon me pamjet e Richie Sambora duke luajtur me kitarë lart në majat e maleve, dhe më pas bie te skenat e Jon vetëm në dhomën e tij të hotelit.
- Kanga u shfaq shkurtimisht në një episod të Ms. Marvel, si cover i një grupi i quajtur “Brown Jovi”.
Teksti i kangës është shumë i thellë ku në rreshtin, “Teksa zonja ime më thërret të qëndroj përsëri në qendër të vëmendjes së saj”, “zonja” është industria e muzikës dhe skena live. Në qendër të vëmendjes janë mediat. Ai e quan muzikën “zonjën” e tij për të treguar se është një emocion, por diçka që do t’i sjell gjëra të mira.
Kanga në Australi u certifikua si Gold ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar si Silver.
Kanga sot në kanalin Youtube numëron mbi 311 milion klikime.
Vazhdojmë nesër… e shpërndani sa ma shumë dashuri. :)/Katror.info