Në regjistrat e agjentëve të lojtarëve, në FIBA, tashmë figuron edhe emri i një kosovari.
Agjenti kosovar i basketbollit, Argjend Zeqiri ka arritur ta plotësojë ëndrrën e tij.
Zeqiri ka marrë licencën profesionale nga FIBA, për punën që e ushtron si agjent i basketbollistëve.
Zeqiri merret me këtë punë, që për të nisi si hobi, tash e sa vite.
“Është një ndjenjë unike dhe më bën të ndihem i privilegjuar. Tani, objektivi im është të asistoj zhvillimin e karrierave të basketbollistëve në nivelet më të larta”, është shprehur Zeqiri.
Zeqiri ka qenë aktiv në negocimin e kontratave të lojtarëve edhe jashtë Evropës.
Ai, deri tani ka arritur të ndërmjetësojë në arritjen e 120 kontratave për basketbollistë nga e gjithë bota, nëpër klube nga katër kontinente, shkruan Lajmi.
“Mendoj që pjesa më sfiduese është konkurrenca e madhe e tregut amerikan, agjentave amerikan si dhe kualiteti i këtyre firmave amerikane mirëpo besoj që ia kemi dal mjaftë mirë… Vetë fakti që i kam 120 kontrata të përfunduara në të gjithë botën jep të kuptojë që kam kontakte në shumicën e vendeve ku luhet basketbolli, prej EuroLeague, EuroCup, AbaLeague dhe në Azi dhe në Afrikë”, tha Zeqiri.