Nëse po planifikoni një udhëtim në Maqedoni, ja 4 qytetet që ju sugjerojmë të vizitoni:
Shkupi
Kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut është një qytet i pasur me histori dhe kulturë. Disa atraksione kryesore përfshijnë Kalatë e Shkupit, Ura e Vjetër, dhe Monumenti i Aleksandrit të Madh, si dhe përjetësimin e kulturës shqiptare në lagjen e Çarshisë.
Ohri
Një nga qytetet më të bukura të Maqedonisë, Ohri është i njohur për liqenin e tij të bukur dhe trashëgiminë kulturore. Ohri ka monumente historike si Teatri i Ohrit, Kishën e Shën Sofisë dhe Kalatën e Ohrit, dhe është gjithashtu një vend i njohur për relaksim dhe turizëm natyror
Struga
Struga është qytet që shtrihet në pjesën jugperëndimore të Maqedonisë së Veriut. Qyteti shtrihet në brigjet veriore të Liqenit të Ohrit. Përmes qytetit kalon lumi Drini i Zi i cili buron nga liqeni. Struga përmendet që nga antika, aty pranë kalonte rruga romake Via Egnatia, emri i vjetër ilir i Strugës ishte Enhallon.

Gostivari
Një qytet me natyrë mahnitëse, me gurgullimën e burimit të lumit Vardar, aty në perëndim të Maqedonisë së Veriut, i rrethuar nga dy fortesa, Sharri dhe Mali i Thatë, dhe me shumë karakteristika të tjera, shtrihet i qetë me banorët e tij, Gostivari, qyteti i shumë ngjarjeve historike.
/Katror.info