katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    9 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    9 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    9 months ago
    Postimet e fundit
    Meta ndalon reklamat politike në BE nga tetori
    12 seconds ago
    Rritja e turizmit ngadalësohet në raport me vitin e kaluar
    30 minutes ago
    IKSHPK bën thirrje për kujdes nga temperaturat e larta, këto janë këshillat
    37 minutes ago
    Fundjavë me diell – maksimalja 40°C
    3 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Punëtorët e KEK-ut do të marrin një bonus në vlerë prej 400 euro
    27 minutes ago
    “Ditët e Diasporës” në Vushtrri, Komuna pret bashkatdhetarët
    3 hours ago
    EC Ma Ndryshe prezanton gjetjet mbi biodiversitetin dhe ndikimin klimatik
    18 hours ago
    Rikthehet në funksion Starlink i Muskut
    18 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Del në ankand kitara e Jimmy Page të ”Led Zeppelin”
    18 hours ago
    Zëri që shëtit botën me “Messiah” takon në Kosovë këndimin e thellë
    1 day ago
    Dua Lipa emocionon fansat me një video në shqip para nisjes së ‘Sunny Hill’
    1 day ago
    Sa shumë pasuri la pas Ozzy Osbourne?
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Meta ndalon reklamat politike në BE nga tetori
    12 seconds ago
    Takimi i parë me delen, reagimi i bebes bëhet viral
    5 days ago
    Niveli i ri i Inteligjencës Artificiale: ChatGPT vepron dhe vendos për ty
    5 days ago
    Samsung lanson Galaxy Z Flip7: Kamerë perfekte, AI i avancuar & dizajn i palosshëm
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Mos e bëni më këtë gabim! Pirja e kafes esëll mund të dëmtojë shëndetin tuaj…
    2 weeks ago
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
    2 weeks ago
    Vlerat e rralla të dardhave shqiptare – Zbulojini këtu!
    2 weeks ago
    Djathi më i shtrenjtë në botë shitet për 42,232 dollarë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    10 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    ”Forbes” rekomandon Shqipërinë si ndër vendet më të mira për të dalë në pension në 2025
    19 hours ago
    Peruja zbulon një thesar antik, qyteti i ndërtuar para më shumë se 3.000 vitesh
    3 days ago
    Piramidat sekrete mbretërore të Skocisë tregojnë historinë e Balmoralit
    6 days ago
    Taroudant: Oazi i fshehur që ofron përvojën e vërtetë të Marokut
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Historia inspiruese e Omer Xhemailit, drejtorit të Kardiologjisë në Cyrih
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Historia inspiruese e Omer Xhemailit, drejtorit të Kardiologjisë në Cyrih

Last updated: 07/05/2023 2:48 PM
205 Shikime
Shpërndaje
Foto: Albinfo.ch

Omer Xhemali duhet të çlirojë kardiokirurgjinë e Cyrihut nga kriza e saj. Jeta e tij është historia e një ngjitjeje të mahnitshme

Pak muaj më parë, Omer Xhemali është zgjedhur në postin e drejtorit të Kardiokirurgjisë së unifikuar të Cyrihut, qendrës më të madhe të kirurgjisë së zemrës në Zvicër dhe njërës ndër më të mëdhatë në Evropë. Tani, kur kanë kaluar “muajt kritikë” ose 100 ditët “e heshtjes”, mjeku i shquar, i lindur në një fshat të Tetovës ka pranuar të japë një intervistë të zgjeruar për gazetën prestigjoze zvicerane NZZ.

“Dikur kishte ikur nga lufta dhe ia doli mbanë përmes punëve të herëpashershme. Tani është drejtor i klinikës. Një takim me njeriun që supozohet të ketë sukses në atë që askush nuk ka arritur të bëjë në 20 vitet e fundit”, shkruan gazeta, duke ju referuar krizës në të cilën klinika dikur me renome, është duke kaluar nga viti 2004 e këndej, transmeton albinfo.ch.

Mundesh me e lexu edhe…

Jashari një hap larg transferimit te Milani

“Spitali Universitar i Cyrihut ka bërë një bast të guximshëm. Më 1 dhjetor 2022, ai plotësoi postin kryesor të departamentit të kirurgjisë së zemrës, departament shumë i njohur dhe prej kohësh i përfshirë nga kriza. Dhe, drejtuesit e spitalit nuk sollën për këtë ndonjë kirurg yll të njohur ndërkombëtarisht, por kryemjekun e spitalit Triemli në Cyrih: Omer Xhemali, përcjell albinfo.ch.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kritikave të ashpra u përgjigjet me punë

Edhe para se Xhemali të merrte detyrën, mediat e kishin kritikuar ashpër atë. Kështu, platforma online “Inside Paradeplatz” e ka denigruar atë duke e etiketuar si një “posterboy” shqiptar dhe e ka quajtur “një pjatalarës mes perëndive me të bardha”. Ndërsa gazetat e shtëpisë Tamedia i kanë mohuar atij përshtatshmërinë akademike.

Kardiokirurgu i sulmuar nuk ka komentuar asnjëherë personalisht akuzat dhe me dashamirësi ka refuzuar kërkesat për intervistë nga kjo gazetë: Para së gjithash, ai donte të punonte në qetësi, të bënte diçka. Pas 100 ditësh të kaluara në detyrë, ai tashmë është gati të takojë NZZ-në për një intervistë, të shoqërohet në spital dhe të japë informacione për të kaluarën e tij, transmeton albinfo.ch. Xhemali thotë: “Jam i sigurt që jam personi i duhur në vendin e duhur. Dhe unë do të përpiqem ta vërtetoj këtë”.

E, që ta vërtetojë këtë, ai duhet të bëjë atë që askush nuk ka arritur të bëjë në njëzet vitet e fundit: të udhëheqë klinikën e kardiokirurgjisë në një të ardhme që lidhet me kohët e lavdishme të së kaluarës – kur spitali universitar ishte një sensacion ndërkombëtar me drejtorë klinikash si pionieri i stimuluesit kardiak Åke Senning etj.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Por, që nga viti 2004, ndryshimet e vazhdueshme në menaxhim dhe titujt negativë në media kanë qenë në rend të ditës. Kujtoni këtu transplantin e dështuar të zemrës në një pacient ose largimin e palavdishëm të bosit Francesco Maisano, i cili, veç tjerash ishte zbuluar se zbukuronte raportet shkencore etj. Xhemali tani jo vetëm që ka për detyrë të çojë sërish përpara klinikën universitare, por edhe të bashkojë kardiokirurgjinë me atë të qytetit, Triemlispital.

Por kush është njeriu nga i cili pritet t’i kthejë lavdinë e mëparshme kirurgjisë së zemrës në Cyrih? Dhe a mund ta bëjë ai vërtet këtë?

Pas kësaj pyetjeje retorike, gazeta shpalos rrëfimet e dr. Xhemalit nga fëmijëria në fshatin afër Tetovës, punët bujqësore, mësimet e gjyshit, i cili e stimulonte për të mbjellë fasulen e njohur të Tetovës etj.

Stimulimi nga gjyshi, kushtëzimi i blerjes së biçikletës nga babai…

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ndërsa duket edhe më interesante mënyra se si babai i tij, mësues, ia kishte kushtëzuar blerjen e një biçiklete Omerit të vogël: “Omer, nëse dëshiron të kesh një biçikletë, duhet së pari të lexosh 100 libra për fëmijë dhe të më vërtetosh se i ke lexuar ato me të vërtetë”. Djali i vogël i përvishet punës, shënon titujt  që ka lexuar. Kalon një vit me 100 libra të lexuar dhe ai fiton biçikletën që dëshironte, përcjell albinfo.ch. “Sigurisht, ishte e vështirë”, thotë Xhemali sot, “por mendoj se ishte mirë që më duhej të merrja përgjegjësi që herët dhe të isha i pavarur”.

Kur ishte nëntë vjeç, gjyshja e tij e dashur vdiq nga sulmi në zemër. Një tronditje që dogji thellë dhe i mbolli idenë për t’u bërë mjek. Dhe kështu, disa vite më vonë, ai vendos të shkojë në gjimnazin për t’u përgatitur për një karrierë në mjekësi. Ai shkon në shkollë në mëngjes dhe bën praktikë në infermieri, pasditeve.

Në vitin 1990 ai u regjistrua për të studiuar mjekësi në Sarajevë. Por dy vjet më vonë, në vend shpërthen lufta civile… “Ne po qëndronim përballë hotelot “Holiday Inn” famëkeq, ku ishin vendosur snajperët. Vranë edhe studentë, shokët e mi”, e thotë ai këtë pothuajse duke pëshpëritur.

Në pranverën e vitit 1992 ai hip në një aeroplan me destinacion Düsseldorfin, transmeton albinfo.ch. Është një nga fluturimet e fundit të planifikuara për t’u larguar nga Sarajeva përpara se trupat serbe të marrin kontrollin e aeroportit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Foto: INA online / Dr. Omer Xhemaili

Në Gjermani, punoi në ndërtim, në restorante dhe studioi

Në Gjermani ai jeton me një dajë, punon në ndërtim dhe në restorante. Në të njëjtën kohë, aplikon në 32 universitete si student i mjekësisë. Ai pranohet në Universitetin Johannes Gutenberg në Mainz – dhe kështu i zgjatet edhe viza e qëndrimit. Por dy vitet e tij të mbaruara në Sarajevë nuk do t`i llogariteshin… Por ai e sheh këtë si  avantazh: Për shkak se tashmë e zotëronte mirë materialin, ai ka më shumë kohë për të mësuar më mirë gjermanishten. Në të njëjtën kohë Omeri duhet të vazhdojë të punojë,  ka nevojë për para për studimet dhe jetën e tij, përcjell albinfo.ch. Kështu, ai mban turnet e natës si infermier, ndonjëherë duke punuar edhe ilegalisht, për t’ia dalë mbanë.

Por karriera e tij mjekësore fillon pikërisht në momentin kur ai mendon se gjithçka ka humbur. Pas një testi të anatomisë orale, profesori e thërret atë në zyrë, duke ja caktuar takimin për të nesërmen. Ai kalon një natë pa gjumë, i sigurt se është zbardhur rasti i punës së tij në të zezë. “Gjithçka që kam ndërtuar do të ishte shkatërruar me një goditje.” Të nesërmen në mëngjes, ndodh befasia. Profesori i flet për anatominë, e pyet se si bëhet që ai e njeh kaq mirë. Xhemali i thotë se ai e ka studiuar lëndën në Sarajevë dhe pastaj shpërthen: “Profesor, më duhet të punoj në të zezë. çfare duhet të bej?” Profesori e shikon me habi: “Nuk po të merr në pyetje policia këtu, je në kampus universitar”. “Po pse më thirre në zyrë?” “Sepse isha i lumtur që dole kaq mirë në provim. A e keni marrë tashmë tezën e doktoraturës?” “Jo.” “E pra, tani e keni tezën!”

Profesori e punëson gjithashtu si asistent dhe i mundëson të punojë në projekte kërkimore.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Pasi stabilizohet dhe bëhet mjek kryesor në kardiokirurgji, në Frankfurt, në vitin 2009 sheh që në Spitalin Triemli të Cyrihut shpallet një pozicion si zëvendëskryemjek për kirurgjinë e zemrës. “Isha ambicioz dhe kjo ishte një mundësi për të ecur përpara”. Ai merr vendin e punës dhe promovohet në kryemjek në 2018.

Aleanca e zemrës

Ndërkohë Xhemalin po e ndiqte një reputacion si një kirurg i shkëlqyer. Mjekët po i drejtonin gjithnjë e më shumë pacientët e zemrës në spitalin e qytetit të Cyrihut, Triemli. Vetëm në vitin 2021, klinika ja doli  të rrisë numrin e rasteve me 18 për qind. Spitali universitar shpreson për sukses dhe emëron Xhemalin drejtor të klinikës së kardiokirurgjisë. Përveç kësaj, ai ngarkohet me zgjerimin e “Aleancës së zemrës” të dy spitaleve dhe tani po drejton të dyja spitalet kardiokirurgjike.

Por, lëvizja në spitalin universitar e katapulton Xhemalin e qetë në dritën e projektorëve. Papritur gazetarët janë të interesuar për të – dhe shkruajnë pak gjëra të mira. Gazetat Tamedia raportojnë se Xhemali u vendos në krye të kardiokirurgjisë “në procedurë të shpejtuar”. Sipas tyre, kjo procedurë “ka shkaktuar tundje koke në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, midis specialistëve të zemrës dhe qarqeve universitare”. Këta ekspertë nuk përmenden në artikull, por tregohet se Xhemali “nuk ishte në gjendje të mbante hapin akademik” në mesin e konkurrentëve sepse kishte bërë më pak kërkime. Përveç kësaj, edhe pse konsiderohet një kirurg shumë i mirë, ai ka pak përvojë me transplantet e zemrës.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ndërsa toni në blogun “Inside Paradeplatz” është edhe më i ashpër. Sipas tij, Xhemali nuk ka bagazh akademik mbresëlënës, diploma e tij mjekësore vjen nga një universitet pak i njohur. Por autori sulmon edhe “nën brez”, duke shkruar për “makinat e shtrenjta, se gjoja me paratë e tij krekoseshin edhe fëmijët e Xhemalit në rrjetet sociale. Kufiri u kalua kur i bënë dhe familjen objekt të çështjes.

“Fëmijët e mi sigurisht që nuk krekosen, nuk i kemi rritur kështu”. Ai kundërshton me shembuj kritikat e gazetave Tamedia. Kështu, operacioni i tij i parë në spitalin universitar ishte një transplant zemre dhe gjashtë transplante të tjera u shtuan në javët në vijim. Të shtatë pacientët janë mirë dhe janë në rehabilitim. “Mënyra më e mirë për t’i mbyllur gojën kritikët është suksesi në punë”, thotë Xhemali.

Sukseset e para

Xhemali ka sukseset e para për të dëshmuar këtë. Ai tashmë ka rritur ndjeshëm numrin e rasteve të trajtuara në spitalin universitar. Rritja ishte rreth një e treta, ndërsa në të njëjtën kohë numri i rasteve në Triemli ka mbetur stabil, tregon me krenari Xhemali.

Në “Aleancën e zemrës” po zhvillohen 1600 deri në 2000 ndërhyrje në vit. “Kjo na bën deri tani qendrën dukshëm më të madhe kardiokirurgjike në Zvicër dhe me peshë në të gjithë Evropën”, transmeton albinfo.ch. Ky është një triumf i parë për njeriun që e nisi garën me fare pak lëvdata paraprake. Por do të shihet vetëm pas pak vitesh nëse ai do të ketë sukses të shkrijë dy kompanitë dhe të ndalojë përfundimisht përbaltjen. Do të ishte ky një triumf i punës këmbëngulëse të mjekut të zellshëm ndaj mejkëve me kult yjesh”, përfundon gazeta. /Albinfo.ch /Katror.info

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:Dr. Omer Xhemailiinspirimkardiologpeopletop1TophomeZvicër

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Qe 12 receta që mundesh me i përgatit’ kur 1 “Jungle party” për fëmijun tand je t’u e gostit’
Artikulli i ardhshëm Kushtoni vëmendje fëmijëve tuaj – Mësoni nga ky truk i Kate Middleton

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Del në ankand kitara e Jimmy Page të ”Led Zeppelin”

20 Shikime
People

Zëri që shëtit botën me “Messiah” takon në Kosovë këndimin e thellë

24 Shikime
People

Dua Lipa emocionon fansat me një video në shqip para nisjes së ‘Sunny Hill’

32 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?