Një banor i Qipros vuri në provë aftësinë e tij që e ka kultivuar tash e 30 vjet: Duke i balancuar 319 gota vere në kokë.
Aristotelis Valaoritis ka shënuar rekord botëror duke kërcyer me plot 319 gota, e këtë veprim e bën që nga 1995-a. Upi ka shkruar se 62-vjeçari ka nofkën “valltari i xhamit”, e këtë veprim tha se e bën pa problem.
“Më pëlqen ta bëj këtë. Unë shoh fytyrat e spektatorëve plot tension dhe agoni sikur po shohin një film”, ka deklaruar Valaoritisi.
Ai ka shtuar se ka në plan të shënojë edhe rekorde të tjera botërore për balancimin e llojeve të ndryshme të sendeve./Katror.info