Që kur ishte në moshën 10 vjeçare, amerikani Don Gorske i kishte treguar babait të tij që kur të rritej, do të konsumonte hamburgerë “Big Macs” të brendit “Mc Donald’s”, çdo ditë të jetës së tij.
Gorske thotë se deri më tani ka konsumuar mbi 32 mijë hamburgerë dhe thekson se është ushqimi i preferuar i tij.
“Deri më tash kam ngrënë 32,340 hamburgerë në jetën time. Është më i miri në botë. Kur më pëlqen diçka, më përcjellë gjatë gjithë kohës. Shprehia ime tani është të ha vetëm dy në ditë, që i bie 14 gjatë gjithë javës.

68-vjeçari thotë se mënyra se si e mban në mend se sa “Big Macs” ka konsumuar, është duke i koleksionuar kutitë prej kartoni në të cilat shërbehen hamburgerët apo edhe duke ruajtur faturat.
“Gjithashtu i ruaj edhe në bazë të kalendarit. I kam shënuar të gjithë në kalendar, që nga 17 maji i vitit 1972, kështu që mund të ju tregoj se cilin hamburger e kam ngrënë në secilën ditë” – shton Gorske në një reportazh të përgatitur nga Libri i Rekordeve të Ginisit, shkruan Kallxo.com.
Pavarësisht se njerëzit i thonë që ajo se çfarë Gorske bën, është e pa shëndetshme, ai thotë se mbase të tjerët hanë më shumë se që duhet, duke shtuar se ai i konsumon vetëm dy hamburgerë në ditë, pa patate të skuqura.
Gorske ka thyer rekordin botëror Guinness, si personi që ka ngrënë më së shumti hamburgerë në dy dekadat e fundit.
Data 17 maj 2022 kishte shënuar, 50 vjetorin e tij që kur ka filluar konsumin e hamburgerëve “Big Mac”.
Përgatiti:
