Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Prishtinë -PriFest ka publikuar sot datat e edicionit të 16-të.
“Gjashtëmbëdhjetëshi i ëmbël i PriFest-it po afrohet shpejt dhe mezi po presim ta festojmë së bashku me ju. Nga 10 deri me 15 shtator, filmi do të jetë në fokus në qytetin e Prishtinës,” ka shkruar drejtori I PriFest, Fatos Berisha përmes një njoftimi në Facebook.
“Të bëhemi bashkë në mbledhinë tonë të përvjetshme. Ta krijojmë së bashku edhe një javë të bukur të artit! E meqë ra fjala, vepra e parë artistike e edicionit tonë të ardhshëm është e gatshme për t’u ndarë me ju. Ju prezantojmë imazhin e PriFest 16, krijuar nga Project Graphics.”
Ai gjithashtu ka njoftuar se festivalit do t’i paraprijë PriGlobal dhe PriDox, që do të mbahen më herët gjatë vitit.
Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Prishtinë është festival i filmit të metrazhit të gjatë, që mbahet në Prishtinë.
I themeluar në vitin 2008, sivjet organizon edicionin e tij të 16-të. Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Prishtinë është ngjarja më e rëndësishme e filmit që organizohet në Kosovë. Njëra ndër mikeshat më të dashura të festivalit është Vanessa Redrgave. Në edicionin e parë ajo e ka përkrahur festivalin duke marrë pjesë e duke udhëheqë ceremoninë e hapjes. Ajo është Presidente e Bordit të Nderit në Festival dhe vazhdon ta përkrahë festivalin duke e promovuar në organizime të ndryshme ndërkombëtare.
Festivali përbëhet nga 4 programe garuese të filmave: Programi i filmave Evropian, Programi i filmave të Balkanit( siç njihet edhe si Honey and Blood), Programi i filmave të Metrazhit të Mesëm(Middle-length që konsiderohen filmat të gjatë nga 25-60 minuta) dhe programi i filmave dokumentarë – PriDocs. Ky i fundit promovon dokumentarët nga vende të ndryshme të botës të cilët shtjellojnë tema që ndërlidhen me të drejtat e njeriut dhe ambientit. Të gjitha programet e përmendura më sipër pranojnë filma nga e gjithë bota.
PriFest poashtu ka edhe programe të ndryshme jo-garuese. Gjithashtu prioritet i programit zbavitës muzikor PriFest Afters është zgjedhja artistëve më të mirë vendorë e ndërkombëtarë të muzikës elektronike, si dhe bendet e rokut alternativ./Katror.info