katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Planifikoni të vizitoni Spanjën? Mëso rregullat e reja për turistët!
    11 hours ago
    Osmani në takimin me kryeministrin japonez Ishiba përmend rëndësinë e heqjes së vizave për shtetasit të Kosovës
    13 hours ago
    MPJD me njoftim të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës në Izrael
    16 hours ago
    A do të lejohen tifozët shqiptarë në ndeshjen Serbi – Shqipëri?
    17 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Super edicion i Prishtina Open vjen për vitin e 3-të me radhë
    10 hours ago
    Kryeqyteti ndau 96 bursa për studentët e dalluar
    14 hours ago
    Jepi kuptim të ri pasdites të së premtes – Bashkohu me ‘Social Friday’
    14 hours ago
    Kosova me tre yje në Kampionatin Botëror të Xhudos në Budapest
    12 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Dua Lipa: Do të doja shumë të kisha fëmijë një ditë
    17 hours ago
    Dua Lipa konfirmon fejesën me aktorin Callum Turner
    20 hours ago
    Hapet Festivali i Turizmit “Peja Outdoor Festival”
    1 day ago
    Ekspozita “Testament”, sonte në Muzeun e Mitrovicës
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Të rinjve, ChatGPT po ua zëvendëson edhe psikologun
    2 days ago
    A duhet të investoni tani në kriptovaluta?
    4 days ago
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    1 week ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    1 week ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    A e mbron kafeja mëlçinë nga prekja e sëmundjeve?
    14 hours ago
    Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës
    2 days ago
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    1 week ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    1 week ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Getaway Magazine: Shqipëria, vendi sekret i Mesdheut ku çdo përvojë ka shijen e një zbulimi
    3 days ago
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    1 week ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    2 weeks ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Olimpiada Evropiane e Matematikës për Vajza – mbi 200 garuese nga 55 vende në Kosovë
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Olimpiada Evropiane e Matematikës për Vajza – mbi 200 garuese nga 55 vende në Kosovë

Last updated: 15/04/2025 12:57 PM
42 Shikime
Shpërndaje
Foto: Kallxo.com

Për herë të parë Kosova është nikoqire e Olimpiadës Europiane të Matematikës për Vajza ‘EGMO 2025’, në të cilën po marrin pjesë garuese nga 55 vende të botës.

Secili shtet ka ekipin e vet garues.

Gjithsej 219 vajza po garojnë në këtë Olimpiadë.

Mundesh me e lexu edhe…

A është e sigurt ngrënja e frutave në të cilat keni gjetur krimba?

Olimpiada ‘EGMO 2025’ është organizuar nga Shoqata e Matematikanëve të Kosovës, ndërsa është mbështetur me 200,000 euro nga Qeveria e Kosovës.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Valmir Krasniqi nga Shoqata e Matematikanëve të Kosovës në një intervistë për KALLXO.com ka thënë se dy vjet më parë kanë aplikuar që Olimpiada të organizohet në Kosovë më 2025, e cila do të zgjasë deri më 17 prill.

Sipas Krasniqit, Olimpiada mbahet vetëm për vajza në mënyrë që ato të nxiten më shumë për të studiuar matematikë apo shkencë ku zbatohet matematika.

Ai ka treguar se përmes Olimpiadës së Matematikës kanë arritur që t’i sjellin disa kompani gjigante në Kosovë, të cilat mund të rekrujtojnë ndonjë prej garueseve në kompanitë e tyre.

“Qëllimi ynë ka qenë që këtë EGMO ta organizojmë në aspektin profesional dhe organizativ në mënyrë që këto të reja po edhe shoqëruesit e tyre ta ndryshojnë përceptimin se Kosova s’mundet edhe s’ka kapacitete me qenë një organizatore e një eventi me përmasa të tilla dhe ne mendojmë që ia kemi arritur në një masë jashtëzakonisht të mirë” – ka deklaruar Krasniqi.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kurse, për organizimin e Olimpiadës, Krasniqi tha se kanë hasur në disa vështirësi si akomodimi i garueseve dhe shoqëruesve të tyre, e që gjithsej janë rreth 500 persona.

Gjithashtu për organizimin e Olimpiadës kanë angazhuar edhe një numër të vullnetarëve.

“Kosova nuk ka kapacitete që me një ose dy hotele t’i akomodojë 500 vetë. Pastaj, kemi pasur shumë problem me një sallë të përmasave që i plotëson kushtet për ceremoni, ku këta 500 vetë akomodohen. Pastaj, salla e testimit, kemi shiku të gjitha mundësitë në institucionet publike që ta realizojmë edhe për shkak të kostos, sepse me qëndru 6-7 ditë në një sallë siç është ‘Klan Arena’ është një kosto jashtëzakonisht e madhe” – ka thënë Krasniqi.

Ekipi i Kosovës që garon në Olimpiadën ‘EGMO 2025’ përbëhet nga katër vajza, një nxënëse e klasës së shtatë dhe tri nxënëse të klasës së 11-të.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ndërsa, për rezultatet e ekipit të Kosovës viteve tjera në këtë Olimpiadë, Krasniqi thot se nuk janë të kënaqur në krahasim me ekipet e tjera.

“Kemi fitu një medalje të argjendtë në vitin 2022 dhe kemi fitu një medalje të bronztë në 2021, mirëpo në tri vitet e fundit nuk kemi fitu medalje edhe për shkak që vajzat nuk janë shumë të interesuara të merren me matematikë… Ne shpresojmë që vajzat tash e tutje do të nxiten më shumë për të marrë pjesë në EGMO” – ka theksuar Krasniqi.

Pjesëmarrëset në ‘EGMO 2025’ janë testuar në dy ditë me nga tri probleme nga matematika.

Për Kateryna Sydorenko nga Ukraina, kjo është hera e dytë që merr pjesë në Olimpiadën e Matematikës. Ajo ushtron 4-5 orë matematikë në ditë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Sydorenko mendon se provimi i Olimpiadës këtë vit ishte më i vështirë se ai herën e kaluar.

“Më shumë në matematikë më pëlqen ndjenja kur zgjidh një problem që mendon se ishte shumë i vështirë dhe nuk mund ta zgjidhje, sepse është kënaqësia dhe lumturia që përjeton për të qenë në gjendje të arrish çfarë do. E dua matematikën në përgjithësi për kompleksitetin e saj, por në të njëjtën kohë, aftësinë tënde për të parë problemin që je duke zgjidhur” – ka thënë Sydorenko.

“Nuk kam qenë në Kosovë, kjo është hera ime e parë. Ne vetëm sa kemi ardhur dhe nuk kishim kohë për ta hulumtuar shumë, por deri më tani ka qenë mirë dhe jam kënaqur duke parë gjithçka në Prishtinë” – ka shtuar Sydorenko.

Kyla (Qiaojia) Chen, nxënëse nga Zelanda e Re, ka ardhur për herë të parë në Europë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Nuk do t’i thosha i lehtë një provimi të Olimpiadës së Matematikës. Dita e parë [e testimit] ishte mirë mendoj, sepse kishte teori të numrave dhe mua më pëlqen teoria e numrave” – tha Chen.

“Jo vetëm vajzat, por mendoj që të gjithë duhet të studiojnë më shumë matematikë. Sepse, e dini, të gjithë mendojnë se, argumenti i zakonshëm është – kur do ta përdorësh këtë në jetë, por është matematika, matematika nuk ka të bëjë vetëm rreth aftësive, ka të bëjë me mënyrën se si të mëson të mendosh logjikisht në zgjidhjen e problemeve dhe mendoj se kjo është e transferueshme në të gjitha aspektet e jetës” – ka shtuar ajo.

Krasniqi ka thënë se kanë pasur disa raste kur u kanë kërkuar pjesëmarrëseve që t’i respektojnë rregullat e Olimpiadës.

“Ka pasur vajza të cilat nuk i kanë respektuar disa rregulla që janë të parapara me i respektu dhe ne në mënyrë krejtësisht normale i kemi njoftuar që këto rregulla duhet të zbatohen… Këto janë talentet, janë nxënëset më të mira në shtetet e tyre dhe nuk besoj që këto vijnë për me kopju” – tha Krasniqi.

EGMO 2025 do të mbahet deri më 17.04.2025, kurse këto ditë pjesëmarrëset do të kenë mundësi ta vizitojnë Kosovën./Kallxo.com

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Super edicion i Prishtina Open vjen për vitin e 3-të me radhë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Rriten shtesat për lehona
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kosova mikpritëse e mijëra trupave ushtarake për “Defender 2025”
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Rama pret liderët evropianë në Tiranë nën tingujt e këngës “Zjerm”
TAGGED:Kosovalajme të miraMatematikanikoqireOlimpiadatop4Vajzat

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm 100 paraqitje në Bundesligë për kapitenen e Kosovës
Artikulli i ardhshëm Erina Sejdiu nga Prishtina, kampione e Olimpiadës Mbarëkombëtare të Gjuhës Shqipe

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të miraSporti n'Katror

Super edicion i Prishtina Open vjen për vitin e 3-të me radhë

22 Shikime
Lajme të mira

Kryeqyteti ndau 96 bursa për studentët e dalluar

29 Shikime
Lajme të mira

Jepi kuptim të ri pasdites të së premtes – Bashkohu me ‘Social Friday’

23 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?