katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    10 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    10 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    10 months ago
    Postimet e fundit
    Ishujt më të bukur të botës për t’u vizituar këtë vit!
    2 days ago
    Sot temperaturat deri në 32°C
    15 hours ago
    Maqedonci sot pret zv.ndihmëssekretarin e Mbrojtjes së SHBA-së
    15 hours ago
    Avokati i Popullit kërkon zgjidhje urgjente për buxhetin e RTK-së
    15 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Dua Lipa – askund si në shtëpi 🇽🇰 Sunny Hill Festival sjell frymën urbane që i mungon shehrit tonë gjatë gjithë vitit
    4 hours ago
    Shqipëria me rritje të ndjeshme të transportit ajror dhe detar
    2 days ago
    Filllon Sunny Hill Festival – sot performon Dua Lipa
    1 day ago
    Udhërrëfyesi i Dua Lipës për të ngrënë, eksploruar dhe dalë në kryeqytetin e Kosovës
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Sonte nata finale e Rame Lahaj International Opera Festival
    15 hours ago
    Dua Lipa ndriçon Prishtinën: Një natë magjike në Sunny Hill Festival
    15 hours ago
    “Rame Lahaj and Friends” nesër mbrëma para publikut në Prishtinë
    1 day ago
    ‘Jul Cezari’ ngjitet në skenën e Splitit nën regjinë e Qëndrim Rijanit
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    OpenAI po përgatitet të lançojë GPT-5 në gusht
    6 days ago
    Snapchat tani i njofton miqtë kur arrini sigurt në shtëpi
    6 days ago
    Meta ndalon reklamat politike në BE nga tetori
    1 week ago
    Takimi i parë me delen, reagimi i bebes bëhet viral
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Nuk keni përse e blini, ja si të përgatisni akullore me lajthi të pjekura dhe fruta pylli
    3 days ago
    Bota “fiksohet” pas çajit të gjelbër japonez
    7 days ago
    Mos e bëni më këtë gabim! Pirja e kafes esëll mund të dëmtojë shëndetin tuaj…
    3 weeks ago
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    10 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Revista prestigjioze franceze e paraqet Shqipërinë si “yllin e ri të turizmit”
    3 days ago
    Parisi shpallet qyteti më i mirë në botë për çiklizëm
    1 week ago
    ”Forbes” rekomandon Shqipërinë si ndër vendet më të mira për të dalë në pension në 2025
    1 week ago
    Peruja zbulon një thesar antik, qyteti i ndërtuar para më shumë se 3.000 vitesh
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: “Përqafimi” artistik në stacionin e trenit të shndërruar në muze
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

“Përqafimi” artistik në stacionin e trenit të shndërruar në muze

Last updated: 30/04/2025 8:28 PM
61 Shikime
Shpërndaje
FOTO: Staatliche Museen zu Berlin

Salla historike e muzeut “Hamburger Bahnhof” në qendër të Berlinit shtrihet në një sipërfaqe prej 2.500 metrash katrorë dhe fillimisht u ndërtua në mesin e shekullit të 19-të si një stacion treni. Qëkur u bë muze në vitin 1996, një numër artistësh nga e gjithë bota kanë marrë përsipër sfidën për të prezantuar veprat e tyre në këtë hapësirë të gjerë.

Tani është radha e artistes çeke, Klára Hosnedlová, me tapiceritë dhe skulpturat e saj gjigante.

FOTO: Staatliche Museen zu Berlin

“Sa herë që kam qenë e pranishme në këtë hapësirë, gjithmonë e kam ndier se hapësira është shumë e ftohtë për mua. Kështu që doja të krijoja diçka ku mund të fshihesh, ku do të ndiheshe e sigurt dhe rehat. Kjo është arsyeja pse unë, për shembull, ndërtova anash mureve metalike, për të sjellë më shumë intimitet brenda. Dhe gjithashtu pse i krijova këto tapiceri të mëdha. Sepse vendosa që nëse doja të punoja me ndonjë material apo në ndonjë shkallë të madhe, atëherë vepra duhej të ishte prej një materiali shumë të brishtë dhe njëkohësisht të ashpër – diçka që vjen nga jashtë dhe jo nga brenda”.

Mundesh me e lexu edhe…

Dua Lipa – askund si në shtëpi 🇽🇰 Sunny Hill Festival sjell frymën urbane që i mungon shehrit tonë gjatë gjithë vitit

Hosnedlová jeton dhe punon në pjesën juglindore të Republikës Çeke, pranë kufirit me Sllovakinë. Ekspozita është e frymëzuar nga vendlindja e saj — tregimet, arkitektura dhe traditat e vendit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Artistja ka krijuar gjithashtu një instalacion zanor në sfond, i cili përfshin këngë tradicionale nga kjo zonë.

FOTO: Staatliche Museen zu Berlin

“Po, të gjitha punimet në ekspozitë janë frymëzuar shumë nga natyra e vendit prej nga vij unë dhe veçanërisht në tingujt, për shembull, këta zëra grash që këndojnë këngë shumë të vjetra tradicionale nga një zonë që quhet Kopanice. Është një zonë e vogël afër kufirit çeko-sllovak. Dhe këto këngë gjithmonë më duken shumë modeste. Ato flasin për dashurinë, për vdekjen dhe për marrëdhëniet mes njerëzve, janë shumë melankolike”, ka thënë ajo.

Klára Hosnedlová, e lindur në vitin 1990, ka studiuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Pragë dhe në Fakultetin e Arteve të Bukura në Brno. Ajo është bërë e njohur në rrethet artistike me instalacionet e saj gjigante, që shpesh fokusohen në sistemet politike, sociologji dhe histori.

FOTO: Staatliche Museen zu Berlin

“Embrace” (Përqafimi) është ekspozita e saj më e madhe deri më sot dhe shënon prezantimin e parë të artistes për publikun e gjerë gjerman.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Pra, këtu ka më shumë shenja ku mund të lexosh se për çfarë bën fjalë ekspozita. Por, nga ana tjetër, gjithmonë më pëlqen kur njerëzit mund të përjetojnë çfarëdo që duan përmes veprave dhe që të ndihen të sigurt këtu, edhe pse janë në një sallë kaq të madhe dhe të hapur”, ka thënë artistja çeke.

Procesi i përgatitjes së ekspozitës ka zgjatur më shumë se një vit e gjysmë dhe është koordinuar nga kuratorja Anna-Catharina Gebbers, e cila kaloi shumë kohë me Hosnedlován në vendlindjen e saj.

“Këtu kemi gjashtë seri të mëdha tapicerish të thurura me fije liri, që arrijnë deri në 9 metra në përmasë. Gjithashtu kemi dhjetë qëndisje që janë të integruara në këto elemente skulpturore. Janë përfshirë edhe relieve që duken si fosile me sipërfaqe minerale. Kemi mure metalike. Mbi të gjitha, kemi shtruar mbi 3 mijë pllaka betoni këtu — pllaka të zakonshme trotuari — rrjeti i të cilave krijon ndjesinë e epokës industriale. Dhe për herë të parë këtu kemi përfshirë një kompozim zanor”, ka thënë Gebbers.

Ekspozita mbështetet nga fondi kulturor “Chanel”, që synon të mbrojë barazinë e zërit dhe të sjellë vëmendje te personat që po bëjnë ndryshime në botë, në një kohë kur projektet artistike ofrojnë një burim jetik frymëzimi dhe ndryshimi në mënyrën se si ne e shohim botën. Kjo është një nismë e re për të cilën drejtori i muzeut “Hamburger Bahnhof”, Sam Bardaouil, thotë se do të bëhet një ngjarje e përvitshme.

“Është një nismë e re që do të zhvillohet çdo vit në bashkëpunim me fondin ‘Chanel’, ku do të ftojmë një artist për të ardhur dhe për t’iu përgjigjur kësaj hapësire të jashtëzakonshme, kësaj arkitekture të jashtëzakonshme, dhe për të sjellë një qasje të re në punën me instalacione, skulptura dhe media të tjera të artit të përmasave të mëdha— vepra këto që do të na lejojnë me të vërtetë të përjetojmë hapësirën në një mënyrë ndryshe dhe të lidhemi disi me historinë e saj, me tregime të reja, me mundësi të reja për të imagjinuar se çfarë mund të ekzistojë këtu brenda”.

“Embrace” është në dispozicionin e publikut gjerman nga 1 maji dhe qëndron e hapur deri më 26 tetor të këtij viti./Koha.net

TAGGED:ArtistBerlinEkspozite artiHamburger BahnhofKlára Hosnedlovámuzepeople

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Ukraina dhe SHBA afër nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet
Artikulli i ardhshëm Trofta rikthehet pas 50 vjetësh në një nga liqenet më të mëdha në SHBA

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Sonte nata finale e Rame Lahaj International Opera Festival

17 Shikime
People

Dua Lipa ndriçon Prishtinën: Një natë magjike në Sunny Hill Festival

29 Shikime
People

“Rame Lahaj and Friends” nesër mbrëma para publikut në Prishtinë

21 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?