katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Bllokim i përkohshëm i autostradave për gara çiklistike
    4 minutes ago
    Moti sot me diell
    49 seconds ago
    Përurohet “Këndi i Kurajos”, me qëllim fuqizimin e grave të mbijetuara
    12 hours ago
    Jahjaga vizitoi komisionin që njeh dhe verifikon zërat e të mbijetuarëve
    12 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Doktoresha kosovare përfaqëson Kosovën në Kongresin më të madh Botëror të Tiroidesë, në Brazil
    14 hours ago
    “Krahët e Punëtorëve” fiton çmim në Festivalin e të Drejtave të Njeriut në Argjentinë
    18 hours ago
    275 pingpongistë nga 25 shtete në “Prishtina Open”
    19 hours ago
    Sot afati i fundit për t’u regjistruar në punëtorinë e Mbiciklimit nga Dyvolab
    19 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    ‘Carmina Burana’ vjen sot për herë të parë në Kosovë
    43 seconds ago
    Jahjaga vizitoi komisionin që njeh dhe verifikon zërat e të mbijetuarëve
    12 hours ago
    Doktoresha kosovare përfaqëson Kosovën në Kongresin më të madh Botëror të Tiroidesë, në Brazil
    14 hours ago
    Shembull frymëzues: 82-vjeçarja bëhet yll i ngritjes së peshave
    20 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Threads shton opsionin “Spoiler”: Diskuto pa prish surpriza!
    3 days ago
    Apple prezantion iOS 26: Nivel i ri inteligjence dhe produktiviteti
    3 days ago
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
    7 days ago
    Të rinjve, ChatGPT po ua zëvendëson edhe psikologun
    1 week ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    A e mbron kafeja mëlçinë nga prekja e sëmundjeve?
    7 days ago
    Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës
    1 week ago
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    2 weeks ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    9 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    8 gjëra që (ndoshta) nuk i dinit për Times Square
    16 hours ago
    Getaway Magazine: Shqipëria, vendi sekret i Mesdheut ku çdo përvojë ka shijen e një zbulimi
    1 week ago
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    2 weeks ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Kur muzika pushtoi Moskën – Metallica, AC/DC dhe shembja e një epoke
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Kur muzika pushtoi Moskën – Metallica, AC/DC dhe shembja e një epoke

Last updated: 04/05/2025 9:43 AM
192 Shikime
Shpërndaje
Koncerti Metallica, Moskë

Teksa epoka post-sovjetike duket se po shkon drejt fundit – epokë që nisi me përfundimin e Luftës së Ftohtë – po bëhet gjithnjë e më e qartë se pritshmëritë për një periudhë të re miqësie mes kombeve dhe shteteve që dikur ishin kundërshtarë, kanë qenë disi të idealizuara dhe përtej realitetit.

Asokohe, elita botërore e muzikës rock, e frymëzuar nga festivalet e suksesshme dhe angazhimet humanitare shoqërore – si “Live Aid” për Afrikën, koncertet për “Amnesty International” dhe koncertet masive me rastin e rrëzimit të Murit të Berlinit – u përpoq që edhe përfundimin e Luftës së Ftohtë dhe shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik ta shndërronte në një urë lidhëse, duke ofruar miqësi, kulturë dhe bashkëpunim mes kombeve që dikur ishin të ndara.

Uriah Heep Live In Moscow 1987

Festat ishin të mëdha, ndërsa shpresat akoma më të mëdha.

Mundesh me e lexu edhe…

Bllokim i përkohshëm i autostradave për gara çiklistike

Në Gjysmën e dytë të viteve 80-ta Bashkimi Sovjetik filloi të hapet ndaj perëndimit dhe muzika ishte ndër të parat që filloi të pushtojë mendësinë e rinisë Sovjetike.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Më 1987 Grupi britanik Uriah Heep luajti nga 7 deri më 16 dhjetor 1987 në stadiumin Olimpik, Pink Floyd në vitin 1989 po ashtu. Po atë vit më 12 dhe 13 gusht zhvillohet Festivali i Paqes dhe Muzikës në Stadiumin Qendror Lenin (tani i quajtur Stadiumi Luzhniki) në Moskë.

Pink Floyd – Shine on You Crazy Diamond Part 1 Live in Moscow 1989

I ndodhur gjatë epokës së “Glasnostit”, ishte një nga aktet e para të hard rock-ut dhe metalit të rëndë nga jashtë që iu dha leja për të performuar në kryeqytet. Lista ishte impozante: Ozzy Osbourn, Skid Row, Scorpions, Bon Jovi, Cinderlla, dhe Motle Creu dhe tri grupe ruse, Nuance, Gorky Park dhe Brigada S. Paraqitje speciale për finale kishte Jason Bonham.

Mbi 100,000 njerëz morën pjesë  dhe u transmetua drejtpërdrejt në 59 vende duke përfshirë MTV në Shtetet e Bashkuara. Ngjarja promovoi mirëkuptimin midis Bllokut Perëndimor dhe Bllokut Lindor gjatë Luftës së Ftohtë dhe gjithashtu mblodhi para për të ndihmuar ata që ishin të varur nga droga dhe alkooli. Koncerti përfundoi me anëtarët e ndryshëm të grupit që morën pjesë në jam session. U publikua një album dhe një dokumentar.

Ajo frymëzoi këngën e vitit 1990 “Wind of Change” (Era e ndryshimit) nga Scorpions, një nga grupet që performuan në koncert. I modeluar si një “Russian Woodstock” koncerti ishte një prodhim i përbashkët nga muzikanti rus Stas Namin dhe menaxheri i muzikës amerikane Doc McGhee.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Por, në shtator të vitit 1991, fansat e muzikës në Moskë po përgatiteshin për koncertin më të paimagjinueshëm të jetës së tyre: Rolling Stones, U2, Bob Dylan, Eurythmics dhe Peter Gabriel – ndër yjet më të mëdhenj të muzikës botërore – pritej të performonin në kryeqytetin rus. Ata do të merrnin pjesë në të njëjtin event: një “festival ndërkombëtar i lirisë”, që kishte për qëllim të festonte fitoren e fundit të demokracisë ndaj Komitetit Shtetëror për Gjendjen e Jashtëzakonshme, pas grushtshtetit të dështuar të shtetit në gusht të 1991.

Një nga muzikantët e parë që shprehu mbështetje për “mbrojtësit e demokracisë së re në Shtëpinë e Bardhë ruse” ishte vokalisti i grupit Rolling Stones, Mick Jagger. “Daily News” citoi një letër të Jagger-it, ku ai shkruante: “Ne jemi duke brohoritur për ju!”, në një rubrikë të titulluar “Mick dhe Boris: Çfarë skuadre!”, duke iu referuar presidentit të ardhshëm rus, Boris Jelcin (atëherë udhëheqës i Republikës Socialiste Federative Sovjetike Ruse).

Kritiku sovjetik i muzikës, Artemy Troitsky – i cili kishte kontaktet më të shpeshta me muzikantët perëndimorë dhe negocioi ardhjen e tyre në Moskë – thuhet se ka thënë: “Mbështetja e Mick Jagger-it do të thotë më shumë për të rinjtë sovjetikë sesa premtimi i çfarëdo politikani.”

Nga mesi i shtatorit, megjithatë, lista e emrave të konfirmuar për festivalin u zvogëlua ndjeshëm dhe vetë ngjarja u shty për të paktën një javë. Disa ditë më vonë, planet për një koncert masiv rock në stadiumin “Luzhniki” ose në sheshin “Manezhnaya” u anuluan krejtësisht, pasi organizatorët nuk arritën të finalizonin marrëveshjet me asnjë nga artistët e shpallur.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Megjithatë, një koncert tjetër i madh u zhvillua, ndonëse në një vend tjetër, me një formacion krejtësisht të ndryshëm dhe të paimagjinueshëm për disa dekada më parë dhe disa dekada më pas. Kjo ngjarje –ishte festivali Monsters of Rock.

Artemi Troitsky dhe drejtori i firmës “BIZ Enterprises”, Boris Zosimov, dhe partneri i tij i biznesit, Eduard Ratnikov, kishin organizuar në fund të gushtit 1991, një koncert të madh televiziv. Tani, kompania Time Warner po u kërkonte të planifikonin një festival Monsters of Rock në Moskë.

Sipas Ratnikov-it, ishte Tristan Dale – diplomat dhe biznesmen amerikan, i njohur si me menaxhmentin e Jelcin-it ashtu edhe me atë të Time Warner-it – që iu afrua Zosimov-it. Dale i ofroi mundësinë për të udhëhequr projektin në Rusi.

“Time Warner donte t’i dhuronte rinisë sovjetike një koncert, për të cilin kishin qenë të privuar – një shprehje e lirisë dhe demokracisë,” shpjegoi Ratnikov. Zosimov pranoi. Disa ditë më vonë, menaxheri i prodhimit Jake Berry (i cili kishte koordinuar disa nga koncertet më të njohura të Madonna-s dhe U2 në atë kohë), ishte tashmë në një avion drejt Moskës.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Për të konfirmuar formatin dhe, më e rëndësishmja, vendin e ngjarjes, Zosimov duhej të takohej me nënkryetarin e bashkisë së Moskës, Yuri Luzhkov. Ylli i filmit dhe drejtori i cirkut të bulevardit Tsvetnoy, Yuri Nikulin, ndihmoi në organizimin e këtij takimi. Më vonë, Zosimov kujtonte në një intervistë: “Të gjithë u tallën me mua dhe thanë: ‘Ndoshta 100 vetë do të vijnë për të parë rokerët e tu.’”

Ekipi i Time Warner dhe koordinatori i festivalit mbërritën në Moskë për të mbikëqyrur ndërtimin e skenës, e cila u ngrit në nëntë kate. Boris Zosimov ndërmjetësoi kalimin e 24 kamionëve me pajisje ndriçimi dhe zërimi përmes Bjellorusisë, pa asnjë dokument doganor.

Aeroporti Tushino u zgjodh si vendi i koncertit. Madhësia dhe vendndodhja e tij përputheshin me nevojat e organizatorëve, por ai nuk kishte as infrastrukturën më bazike të nevojshme për një festival të madh muzikor. Këtë herë, Zosimov kërkoi ndihmën e qeverisë.

“Të gjitha vendimet u morën në nivelet më të larta të qeverisë,” tha Ratnikov. “Zosimov më dha një ‘fletë magjike’ të nënshkruar nga kryeministri Ivan Silayev, ku kërkohej bashkëpunim i plotë me mbajtësin e dokumentit për çdo çështje.” Dokumenti i mundësonte atij “të zgjidhte të gjitha llojet e problemeve” — madje edhe të siguronte miratimin e shpejtë të 300 vizave hyrëse për muzikantët, menaxherët dhe teknikët.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Duhet të pranoj se pjesa më e madhe e punës u bë realisht nga amerikanët,” vuri në dukje Ratnikov.

“Ata sollën një sasi të madhe pajisjesh dhe përdorën marinsat për të ndërtuar gjithçka, punonin ditë e natë, pa gjumë.”

Monsters of Rock Festival

Organizimi i një festivali të tillë zakonisht zgjat rreth gjashtë muaj; kësaj radhe u organizua brenda vetëm tri javësh. Sipas Departamentit të Policisë së qytetit të Moskës, madhësia e turmës në Tushino arriti në 300,000 persona deri në mesditë dhe u rrit në gati gjysmë milioni deri në mbrëmje. Organizatorët vlerësuan se festivali në fakt tërhoqi një audiencë prej 1.6 milonë njerëz. Për të mbikëqyrur ngjarjen, ishin angazhuar 11,000 ushtarë, oficerë policie, roje sigurie dhe policë të njësive speciale.

Grupi i parë që luajti ishte Pantera, grup heavy metal amerikan, që performoi një set jashtëzakonisht agresiv sipas standardeve sovjetike, duke vendosur menjëherë tonin e koncertit. Riffet e fuqishme të kitarës, bateritë e forta dhe intensiteti vokal i papërpunuar i Phil Anselm shtuan një avantazh të rëndë dhe pa kompromis në performancen e hiteve “Cowboys From Hell”(Kaubojët nga ferri) “Domination”, (Dominimi), “Psycho Holiday” (Pushimi psiko) dhe “Primal Concrete Sledge” (Slitë primare prej betoni).

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Pas performancës së tyre, përleshjet shpërthyen në skajet e turmës. Policia u përpoq të shpërndante turmën dhe t’i largonte pjesëmarrësit nga barrikadat.

Për të shmangur lëndimet dhe vdekjet, producentët nga Time Warner ishin të gatshëm të merrnin masa ekstreme, madje duke marrë parasysh mundësinë e anulimit të shfaqjes. “Situata është jashtë kontrollit. Nëse dëshironi të shihni grupet e tjera të performojnë, qetësohuni!”  u lut Boris Zosimov, duke kërkuar nga audienca që të pushojnë të gjitha shqetësimet.”

“Në çdo rast, deri në orën katër ose pesë, muzika nuk ishte çështja kryesore, ishte dhuna,” shkroi Troitsky në një artikull për Rolling Stone. “Pashë shumë njerëz të gjakosur, disa prej tyre ishin policë. Pashë policinë që rrihte mizorisht të rinjtë, me ose pa arsye. Pashë breshër shishe qelqi bosh që hidhej në drejtim të rreshtave të policisë nga publiku. Pashë ushtarë që shkelmonin një djalë të shtrirë në tokë me çizmet e tyre monstruoze.”

“Si mund të shihet prania e policisë dhe ushtrisë në një koncert dhe demonstratë të madhe rock në Bashkimin Sovjetik? Këto janë struktura të krijuara për të marrë masa represive, për të shtypur,” arsyetoi Eduard Ratnikov.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Ata nuk ofruan siguri apo ndihmë për njerëzit; ata kishin vetëm një qëllim: shtypjen dhe ndëshkimin,” pat theksuar Trotsky.

Black Crowes, fillimisht qetësoi situatën e tensionuar me “Stare It Cold” (Vështro në të ftohtë) dhe “Rainy Day Woman #12 & 35″ (Gruaja e ditës me shi #12 dhe 35) përpunim nga Bob Dylan, dhe më pas grupi anarko-metal me bazë në Moskë, Electro Shock Therapy, këndoi “Bully” (Ngacmues).

Në kohën kur Metallica doli në skenë, përplasjet kishin nisur të zbeheshin, askush nuk donte të lëshonte performansen kryesore – as publiku, as policia të cilët, dolën se po ashtu ishin gjithashtu fansa të mëdhenj të tyre. Megjithatë, ende kishte njerëz të përfshirë në përplasje, madje edhe skena të dhunshme nga ajri, ku njerëzit goditeshin nga helikopterët.

Metallica – Enter Sadman live Moscow 1991

Vokalisti i Metallica-s, James Hetfield, ka treguar se ishte dëshmitar i një skene të paharrueshme në pjesën e përparme të publikut:

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Poshtë, në pjesën e parë, kishte shumë djem me uniforma – ishin policë, ushtarakë, njësoj. Qëndronin aty për të ruajtur rendin, por sapo nisi performanca dhe koncerti mori hov, ata sikur thanë: ‘Në dreq të gjitha!’ Hoqën pajisjet dhe iu bashkuan publikut për të shijuar koncertin.”

Në videon nga hapja e koncertit të Metallica-s, e cila fillon me pjesën instrumentale të Ennio Morricone-s “The Ecstasy of Gold”, (Ekstazia e Arit) për të vazhduar më pas me hitin e tyre “Enter Sandman” shfaqen skena që ndodhin vetëm një herë në histori.

Të dhënat për numrin e pjesëmarrësve janë të pakonfirmuara, por thuhet se rreth 1.6 milionë njerëz ishin të pranishëm në këtë ngjarje, e cila për shumë nga vizitorët u përjetua si diçka nga një tjetër planet. Seti i tyre ishte një simfoni headbanging, me klasike si “Enter Sandman”, “Creeping Death”, “Sad But True” dhe “Master of Puppets”. Ata nuk luajtën vetëm, ata u lidhën, duke lënë gjurmë në turmën masive e cila nuk do të shlyhet nga memoria e asnjërit nga ata që ishin aty në ato momente.

Muzika nuk kishte qenë kurrë më e fortë se në atë moment. Policët, ushtarë, vizitorë të dehur apo nën ndikimin e substancave narkotike — të gjithë përjetuan të njëjtën ndjesi, një çlirim të energjisë së grumbulluar ndër vite nga diktatura, por edhe një ndjesi lehtësimi në fytyrat e tyre — se tashmë mund të bënin një gjë të tillë edhe në vendin e tyre.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Koncerti ishte diçka si një grusht shteti i suksesshëm për AC/DC, të cilët, deri disa vite më parë, ishin zyrtarisht të ndaluar në Bashkimin Sovjetik. Një listë e vitit 1985, e përpiluar nga Lidhja e Re Komuniste, i akuzonte ata për promovimin e dhunës dhe neofashizmit. Akti përmbyllës ishte i tyre. Ata interpretuan një set spektakular dyorësh, të shoqëruar me fishekzjarre, kukulla gjigante gjysmë të zhveshura dhe tingujt legjendarë të këmbanave nga kënga “Hells Bells”.

Kur në fund, AC/DC, mes të shtënave monstruoze të topave mbi skenë, këndonin hitin e tyre “We Salute You”, duke iu referuar rezistencës së madhe të rusëve të zakonshëm ndaj grushtit të shtetit të fundit të armatosur, i cili supozohej të kthente gjithçka në totalitarizëm, imazhi i pritjes për ardhjen e “diçkasë së madhe” merrte një dimension madhështor.” Më vonë, muzikantët nga të dy grupet morën telefonata nga Boris Jelcini, i cili i ftoi të riktheheshin në Moskë.

Publiku, i përbërë kryesisht nga njerëz të rinj, shumë që shijonin nektarin e ëmbël të rock-ut perëndimor për herë të parë, ishin më shumë se spektatorë të thjeshtë. Ata ishin pjesëmarrës në një revolucion kulturor, energjia e tyre i dha jetë ngjarjes. Pavarësisht kaosit, pavarësisht përplasjeve, pavarësisht sfidave, trazirat nuk e lanë në hije rëndësinë muzikore dhe kulturore. Monsters of Rock në Moskë ishte më shumë se një koncert, ishte një moment në kohë kur muzika i kapërceu barrierat dhe i bashkoi njerëzit në një mënyrë që vetëm rock ‘n’ roll-i mund.

Festivali ishte më shumë se një grumbullim grupesh dhe fansash, ishte një ngjarje e rëndësishme në kontekstin e një Rusie në tranzicion. Lufta e Ftohtë kishte përfunduar, Bashkimi Sovjetik po shpërbëhej dhe vendi po përshtatej me ndikimet perëndimore. Ishte një kohë paqëndrueshmërie, një kohë ndryshimi, një kohë rock ‘n’ roll. Publiku masiv i të rinjve që u mblodh nuk ishte aty vetëm për muzikën; ata ishin aty për një lidhje, një dëshirë brezash për ndryshim, për një kulturë globale rinore që po trondit botën.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Rëndësia e festivalit shkon përtej akordeve dhe koreve. Ai përmbledh një moment unik në histori kur forcat kulturore, shoqërore dhe politike u bashkuan në një simfoni ndryshimi.

Koncerti nuk kaloi pa momente dhune. “Ndërhyrja brutale e policisë sovjetike la 53 persona të plagosur.” Por këto ishin thjesht zhurmat e një shteti policor që po vdiste. Vetëm disa muaj më vonë, në dhjetor, Bashkimi Sovjetik u shpërbë zyrtarisht. Më 25 dhjetor 1991, flamuri sovjetik me çekiç dhe drapër u ul për herë të fundit mbi Kremlin, dhe u zëvendësua nga flamuri me tri ngjyra i Rusisë. Më herët gjatë asaj dite, Mikhail Gorbachev dha dorëheqjen nga posti i tij si president i Bashkimit Sovjetik, duke i lënë Boris Jelcinit rolin e presidentit të shtetit të ri të pavarur rus. Njerëzit në mbarë botën e panë me habi këtë kalim relativisht paqësor nga monoliti ish-komunist në shumë shtete të veçanta. A mund ta marrin AC/DC ose Metallica dhe rokerët tjerë tërë meritën për shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik? Jo, por ato ishin simbole të rëndësishme për një grup të rinjsh rusë të pakënaqur, të cilët udhëheqësit sovjetikë nuk kishin fuqi t’i frenonin.

Kjo ngjarje dukej se do të ndryshonte përgjithmonë mendësinë e rinisë ruse për një kulturë globale në formim, dhe dekada e fundit e shekullit XX kaloi nën ndikimin e këtyre tendencave. Edhe pse bota e kujton si një histori të lavdëruar të muzikës rock, ky koncert nuk pati të njëjtin ndikim afatgjatë si Woodstock-u, i cili vetëdijesoi rininë perëndimore për angazhim më të madh në zhvillimet shoqërore, apo si Live Aid për ndërgjegjësimin dhe solidaritetin, ose koncertet e Amnesty International.

Periudha post-sovjetike ka përfunduar dhe politika ruse në ndërkohë është kthyer aty ku ishin para kësaj periudhe. Një pjesë e madhe e rinisë ruse sot sërish duket se i ngjan asaj të kohës sovjetike, duke ndjekur udhëheqësit e tyre pa një vështrim kritik të thelluar, megjithëse në një formë më të sofistikuar. Ndërkohë, me nacionalizmin në rritje kultura rock vazhdon të konsiderohet në Rusi si një prirje e degjeneruar që vjen nga Perëndimi./Katror.info

Përgatiti:

Mahir Elshani
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    James Brown, nga vallëzimi në rrugët e qytetit deri te fama botërore
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Kopertina që flet, arti, identiteti dhe historia pas albumeve
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Freddie Mercuri, ikona që lindi në Zanzibar dhe ndriçoi botën e muzikës
TAGGED:AC/DCBob DylanBon JoviBRSSKoncerteMetallicamuzikePaqepeoplePink Floydrevolucionrock'n'rollRolling StonesRusiScorpionstopTophomeU2

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Kosovari Kujtim Thaçi publikon hulumtim inovativ në bashkëpunim me Harvard Medical School
Artikulli i ardhshëm Kosova forcon lidhjet me Azinë, Osmani në vizitë historike shtetërore në Brunei

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

‘Carmina Burana’ vjen sot për herë të parë në Kosovë

29 Shikime
LajmePeople

Jahjaga vizitoi komisionin që njeh dhe verifikon zërat e të mbijetuarëve

22 Shikime
Lajme të miraPeople

Doktoresha kosovare përfaqëson Kosovën në Kongresin më të madh Botëror të Tiroidesë, në Brazil

53 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?